Futboll Sport

NGA HYSAJ, KUMBULLA E GJIMSHITI/ Zbulohen pagat e lojtarëve shqiptarë në Serinë A

Këtë sezon numri i shqiptarëve që aktivizohen në Serinë A është shtuar. Me ardhjen e Manajt, ngjitjen e Bajramit me Empolin dhe transferimin e portierit Berisha nga Seria B, Kombëtarja Shqiptare ka një pjesë të mirë të lojtarëve të saj në ligën më të fortë italiane.

H

Por le të shohim se sa arkëtojnë në një sezon futbollistik nga kontratat e tyre lojtarët shqiptarë. Një pjesë e tyre janë edhe mes lojtarëve më të paguar në skuadrat respektive. Rasti i parë është ai i sulmuesit Vedat Muriqi te skuadra e Lacios. Dardani, i cili është aktivizuar edhe në Shqipëri me Besën dhe Teutën, tani përfiton 2.2 milionë euro në sezon.

Muriqi u transferua verën e kaluar nga Fenerbahçe te Lacio për shifrën e 20 milionë eurove. Shtatlarti i sulmit momentalisht është shqiptari më i paguar në Serinë A.

Pas tij, vendin e dytë e ndajnë tre futbollistë. Marash Kumbulla i Romës, Elseid Hysaj i Lacios dhe Amir Rrahmani i Napolit arkëtojnë nga 1.8 milionë euro në sezon duke lënë pas dy lojtarët e tjerë të Kombëtares. Nedim Bajrami tek Empoli dhe Thomas Strakosha te Lacio përfitojnë 1.2 milionë euro në vit.

Klasifikimi vijon me portierin tjetër dhe kapitenin e Kombëtares, i cili merr një pagë prej 1 milionë eurosh. Berisha u transferua këtë verë nga Spali te skuadra e Torinos në Serinë A.

Pas tij vjen Ardian Ismajli, mbrojtësi është i pari nga lojtarët që përfitojnë nën 1 milionë euro. Lojtari i transferuar nga Specia tek Empoli ka një pagë që kap shifrën e 900 mijë euro, 100 mijë më shumë se Berat Gjimshiti, i cili pavarësisht dëmtimit në krah është një titullar i rëndësishëm tek Atalanta, por në raport me shqiptarët e tjerë paguhet disi pak.

Mërgim Vojvoda përfiton te Torino 700 mijë euro në sezon dhe Rei Manaj është i fundit në listë. Sulmuesi kaloi te Specia këtë verë në huazim nga Barcelona dhe përfiton 420 mijë euro.

Related posts

KOLOMBIA MPOSHT ME LEHTËSI VENEZUELËN/ Por mbrojtësi i tremb të gjithë. Shikoni dëmtimin horror (VIDEO)

Delo.autor

SPECIALE/ Botërori 1958: “Magjistari” Pele i dhuron Brazilit Kupën e Botës

Isa.Autor

HUMB SEZONIN PËR SHKAK TË DËMTIMIT/ Vit i mallkuar për titullarin e Realit

Delo.autor

Leave a Comment