Futboll Seria A Sport

POLEMKAT PËR “ARRATISJEN” NGA ITALIA/ Higuain paska pasur hall të madh, që “braktisi” Italinë

Lajmi për “arratisjen” e Gonzalo Higuain nga Italia (shkuarja në Argjentinë) ka krijuar shumë debate, por sqarimin shterrues për këtë zgjedhje të “Pipita” e ka dhënë një gazetar argjentinas, shumë i afërt me sulmuesin e Juventusit. Hernan Castillo, gazetar i “TNT Sports” dhe “CNN Radio” në Argjentinë, shpjegoi arsyen e kthimit urgjent të Higuain në vendlindje:

Është zbuluar arsyeja e vërtetë për “blitzin” e Higuain në Argjentinë. Nëna e “Pipita” është në gjendje shumë të rëndë. Ne nuk po flasim për një grip, por një situatë shumë të rëndë shëndetësore. Gonzalo u testua negativ për “Coronavirus” dy herë, provë dhe kundërprovë. Ai e di se do të duhet të mbetet i izoluar, por dëshironte të ishte në të njëjtin qytet si nëna e tij, për ta ndihmuar atë, duke pasur parasysh momentin e vështirësisë së madhe”.

Shkurt, sipas gazetarit të famshëm, versioni që rrjedh nga burime afër klubit të Juventusit është konfirmuar edhe në Argjentinë. Sidoqoftë, polemikat në lidhje me lejen e dhënë, jo nga Juve, por nga organet përgjegjëse, mbeten shumë të gjalla. Shokët e skuadrës, Rugani dhe Matuidi, të prekur nga ky virus, bashkë me bardhezinjtë e tjerë janë në izolim total.

Cristiano Ronaldo është izoluar në Madiera pikërisht për shkak të kontakteve me shokët e tij, të cilët u testuan pozitivisht, pa patur mundësinë e shkuarjes në spital për të vizituar nënën e prekur nga një goditje cerebrale. Për të tjerët, megjithatë, rezultatet e tamponit ishin negative te Juventusi.

Argjentinasi, megjithatë, nuk është futbollisti i vetëm që ka lënë Torinon, duke pasur parasysh që në orët e kaluara, Pjanic dhe Khedira janë larguar nga Italia për t’u afruar me familjet e tyre përkatëse.

Related posts

BOTËRORI/ Portugalia shumë e fortë për Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit, Ronaldo&Co në çerekfinale

F.autor

Mediat gjermane: Nuk meritonim më shumë, për herë të parë në histori eliminohemi në grupe

Sadik.Autor

SYNOJNË TË PËRFORCOJNË REPARTIN E MBROJTJES/ Koulibaly i preferuari i Pep Guardiolës, ja oferta “galopante”

Delo.autor

Leave a Comment