Futboll Seria A Sport

NGA KOHA E LIRË TEK PASIONET/ Zbuloni botën e Davide Calabrias

Davide Kalabria as nuk kishte kohë për të shijuar fitoren në Bergamo pasi një tjetër gëzim i madh e ka pushtuar, por le të ecim me rend. Mbrojtësi kuqezi dha epërsinë e Milanit pas 28 sekondash. Një fillim flakërues i ndeshjes që lejoi skuadrën e Piolit të adresojë ndeshjen kundër Atalantës në drejtimin e duhur, por kjo nuk është gjithçka.

Davide, në fakt, u thirr nga Roberto Mançini (në vend të të dëmtuarit Rafael Toloi) për finalet e Ligës së Kombeve 2021. Për të është me të vërtetë një moment magjik. Davide Kalabria (vitlindja 1996) u rrit në Milano, me një poster të Paolo Maldinit në dhomën e tij.

Në të vërtetë, ai dhe Milani janë rritur së bashku, siç deklaroi ai në një intervistë për “Corriere della Sera”. Nga 2007-a deri në 2015-ën ai luajti në ekipet e të rinjve, pastaj bëri debutimin e tij në ekipin e parë në moshën 18 vjeç. Ishte 30 maj 2015 dhe Pipo Inzagi e rreshtoi atë gjatë Atalanta-Milan 1-3 (Bergamo në fatin e tij). Deri më tani ai ka realizuar 6 gola në 158 paraqitje me fanellën e “Djallit”.

KOHA E LIRË – Por çfarë bën Kalabria kur nuk luan apo stërvitet? Këtu janë pasionet e tij. Krahasuar me shumicën e futbollistëve, ai përbën një përjashtim.

Nuk i pëlqen videolojërat (ai preferon një shëtitje të këndshme jashtë dhe një bisedë me “njerëz të vërtetë”) dhe nuk është tip rrjetesh sociale. Ose më saktë, i përdor, por nuk i do. Kur ai nuk është i zënë në fushë i pëlqen t’i kalojë pushimet pranë detit, siç dëshmohet nga disa fotografi të shpërndara në “Instagram” dhe më gjerë. Pasioni i tij i vërtetë, në fakt, është enologjia..

“Jam koleksionist, vera më ka magjepsur gjithmonë, më jep një ndjenjë të tokës, të rrënjëve. Gjyshi im e prodhonte. Do të doja të thellohesha në këtë aspekt. Kush e di, ndoshta mund ta kthej atë në një profesion kur të ndaloj së luajturi futboll”, shpjegonte Davide në një intervistë.

Në fakt, është shumë i lidhur me origjinën e tij. Mbrojtësi ka treguar se babai i tij ishte një murator (ai tani ka një lokal) dhe se ishte ai që i përcolli vlerën e punës dhe sakrificave. Kapiteni i Milanit jeton në qendër të Milanos, në zonën Porta Nuova, por arratiset në natyrë sa më shpesh që të jetë e mundur. Në shtëpinë e tij, në zonën e Breshas, mes vreshtave.

PASIONE – Mund të themi se mbrojtësi i Milanit është i bekuar mes femrave. Të dyja të bukura. E dashura është Ilaria Beloni, me origjinë nga Bresha e cila është modele dhe që u diplomua në nëntorin e kaluar.

Sara është motra e tij, gjithashtu modele me një të kaluar si Miss. Në vitin 2017, në fakt, ajo mori pjesë në fazën përfundimtare të “Miss Italia”-s. Ndër idhujt e tij nuk është vetëm Paolo Maldini.

Kalabria, gjithashtu, pëlqen basketbollin amerikan dhe muzikën. Më e mira? Davide nuk ka dyshime. Këngëtari i tij i preferuar, në fakt, është Ligabue. “Më pëlqejnë të gjitha këngët e tij. Nëse më duhet të zgjedh një, them Certe Notti”, zbulon 24-vjeçari.

Related posts

CONTE I ZYMTË PAS LAZIO-INTER/ Ish-sulmuesi i tij bën gazetarin dhe i kthen buzëqeshjen (VIDEO)

Delo.autor

OBJEKTIV I BARCELONËS PËR MERKATON/ “Los Blancos” i “rrëmben” mesfushorin francez katalanasve, ja

Delo.autor

NDARJA NGA JETA E VAJZËS SË LUIS ENRIQUE/ Ja vendimi që merr La liga për ndeshjet e kësaj jave

Delo.autor

Leave a Comment