Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EFL TROPHY/ Gol në minutën e 93-të, sulmuesi shqiptar bën heroin në Angli (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi, ishte heroi i Shefild Uendsdejt, në triumfin që skuadra angleze arriti në transfertë ndaj Mansfield, në sfidën e vlefshme për EFL Trophy.

Kamberi u aktivizua titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 90-të, gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhuruar një triumf të artë skuadrës së tij.

Ky ishte goli i dytë i Kamberit, me fanellën e Shefild. Sulmuesi u transferua në merkaton e verës nga skocezët e Aberdinit, tek ekipi që militon në ligën e tretë angleze.

Për sa i përket Kombëtares, vlen të theksohet se Kamberi, u grumbullua nga Reja në ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë, San Marinos dhe Andorrës, por nuk arriti të luante asnjë minutë. Duke parë organikën e mbipopulluar në ofensivë 26-vjeçari është lënë në hije dhe momentalisht del si një i tepërt.

Related posts

THYEN RREGULLAT DHE SHKUAN NË DASMËN E ROSHIT/ Ja katër “legjeonarët” që nuk grumbullohen në Kombëtare

Delo.autor

20-vjeçari nga Tropoja në fronin e kampionit

Sadik.Autor

Pochettino i thur elozhe sulmuesit: Kane, një djalë me b**e

Q.Autor

Leave a Comment