Futboll Sport

NJË TRAGJEDI QË NUK DO TË HARROHET KURRË/ Parlamenti francez vendos që mos të luhet futboll në këtë datë

Parlamenti francez miratoi një ligj që ndalon zhvillimin e ndeshjeve profesionale të futbollit në Francë më 5 maj në kujtim të viktimave të katastrofës të stadiumit Furiani në Korsikë në 1992.

Më 5 maj 1992, një pjesë e stadiumit në Furiani të Bastisa u shemb para se të luhej gjysmëfinalja e Kupës Franceze kundër Marsejës, ku mbetën të vdekur 18  tifozë dhe u plagosën më shumë se 2,300.

Ky ligj u propozua që vitin e kaluar, por vetëm sot është bërë votimi i tij në parlamentin francez. Ligji është për të gjitha ndeshjet në Ligën 1, Ligën 2  dhe në Kupë.

Related posts

SHERRI TER STEGEN-NEUER/ Reagon Presidenti i Bayern: Iu tregoj portierin më të mirë në botë

Delo.autor

“NDAJ LITUANISË NDESHJE KYÇE PËR RRUGËTIMIN TONË”/ Kapiteni Berisha: Të japim 110% për të arritur objektivin

Delo.autor

SKANDALI/ Skuadra italiane përdor ADOLESHENTE gjysmë të zhveshura, akuzohet për… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment