Gossip Sport

NUK ËSHTË RASTËSI/ Vajza e Guardiolës shoqërohet me futbollistin e rivalëve të Manchester City-t

Pep Guardiola nga tani e tutje do të shohë me interes më të veçantë paraqitjet e Totenhemit. Skuadra londineze në vitet e kaluara ka qenë një nga rivalet kryesore të Mançester Sitit në kampionat. Por vëzhgimi i Guardiolës nuk do të jetë vetëm për këtë arsye, pasi tani atje mund të shohë të dashurin e vajzës së tij.

Mediat angleze tashmë janë të sigurta se Maria Guardiola, vajza 20-vjeçare e trajnerit katalanas, shoqërohet me Dele Alli, futbollistin e Totenhem. Foto të çiftit u publikuan për herë të parë në maj, por gjithçka mbeti në heshtje të plotë, derisa javën e fundit ata janë parë përsëri së bashku në Mejfeir në Londër.

Maria kishte qëndruar larg syve të publikut për shumë kohë, edhe pse numri i saj i ndjekësve në Instagram rritej dita-ditës. Por me këtë histori me Dele Alli, do të jetë e vështirë t’u shpëtojë tabloideve të cilat do të ndjekin hap pas hapi çiftin që thuhet se është njohur rastësisht nëpërmjet një aplikacioni për takime.

Related posts

MESSI APO MARADONA? Maradona Jr: Nuk krahasohet “tokësori” me “jashtëtokësorin”…

Delo.autor

CHELSEA-MANCHESTER CITY/ Ekipin e Guardiolës nuk e ndal as COVID-19, kërkon fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

POGBA “HERO” ME DOPIETË/ “Djajtë e kuq” fitojnë bindshëm dhe ngjiten në vendin e katërt të Premier

Delo.autor

Leave a Comment