Futboll Sport

“NUK MUND TË SHKOJ NË DHOMAT E ZHVESHJES”/ Mourinho konsumon darkën në shkallët e stadiumit

Trajneri portugez, José Mourinho, pas fitores 1-2 ndaj Cagliarit, ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke darkuar në shkallët e stadiumit.

I pezulluar  kundër Napolit, Mou komenton: ” Loja mbaroi… 3 pikë … Ushqim i mirë (nuk mund të shkoj në dhomat e zhveshjes) dhe një fëmijë tjetër,” tha ai duke iu referuar futbollistit të akademisë, i cili debutoi dje me ekipin e parë.

Rikthimi në Cagliari duket se i qetësoi pak ujërat trajnerit , i cili donte të vinte humor në një javë shumë të vështirë në klub. Humbja poshtëruese e Romës ndaj Bodo Glimt, në të cilën portugezi pësoi humbjen më të madhe në karrierë, ka lënë pasoja për klubin e kryeqytetit italian.

Gonzalo Villar, Borja Mayoral, Reynolds, Diawara dhe Kumbulla janë të “dënuarit” e trajnerit portugez pas katastrofës , të cilët i ka lënë jashtë në dy ndeshjet e fundit.

Related posts

Batshuayi nuk bind tek Chelsea, 5 skuadra në garë për shërbimet e tij

Q.Autor

E PAPRITUR/ Valverde fton një 16 vjeçar për të zëvendësuar Lionel Messin

F.autor

DEL KUNDËR “DJAJVE TË KUQ” PËR ÇËSHTJEN ALEXIS SANCHEZ/ Solskjaer i del në krah: Është pjesë e skuadrës dhe një…

Delo.autor

Leave a Comment