Futboll Seria A Sport

NUK NDODHTE PREJ 23 VITESH/ Debutim ëndrrash me fanellën e Interit, sulmuesi Dzeko njësoj si “Fenomeni”

Pas fitores me përmbysje 1-2 ndaj Sasuolos mbrëmjen e djeshme në “MAPEI Stadium”, ku Interi korri dhe suksesin e tretë me përmbysje në këtë sezon, Edin Xheko nuk ndalet së thyeri rekorde.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, bomberi boshnjak është bërë lojtari i parë me fanellën e Interit i cili në sezonin e tij debutues ka shënuar të paktën gjashtë gola në shtatë ndeshjet e para me zikaltërit në Serinë A italiane që nga sezoni 1997/1998 me Ronaldo “Fenomenin”.

Një start ëndrrash për sulmuesin boshnjak me fanellën zikaltër të cilit i’u deshën 33 sekonda mbrëmë në fushën e blertë për të realizuar golin e barazimit të përkohshëm të skuadrës nga Milano.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Lazio. Rezultati 2-1

Delo.autor

Qau pas zëvendësimit, ylli i Watfordit tregon arsyen (VIDEO)

Q.Autor

Luis Suarez shqetëson tifozët, duan domethënien e mesazhit për Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment