Futboll Seria A Sport

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ SASSUOLOS/ Trajneri Inzaghi: 4 zëvendësime menjëherë? Duhej t’i bëja sepse…

Fitorja e tretë me përmbysje për Interin e këtij sezoni, të treja në transfertë. Pasi përmbysën Veronën dhe Fiorentinën, tani radhën e kishte Sasuolo ku zikaltërit luftuan dhe morën atë që dëshironin. Pas suksesit 1-2 ndaj Sasuolos në “MAPEI Stadium”, trajneri zikaltër, Simone Inzagi ka folur në mikrofonat e “SKY Sport” duke analizuar këtë fitore:

Ndërhyrja e Handanoviç ndaj Defrel – “Sapo e kam parë si rast. Mendoj se Handanoviç ishte i mahnitshëm. Me atë rast dhe me një pritje të Bogës, ai ishte i jashtëzakonshëm. Në rastin kur ai është plotësisht i interesuar për topin, arbitri dhe VAR e kanë kuptuar se ai bën gjithçka për të mos prekur kundërshtarin dhe mendoj se vendimi është i saktë. Ne vuajtëm, qëndruam në lojë, pastaj Sasuolo bëri më mirë se ne në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë, sigurisht përpara zëvendësimeve.”

Katër zëvendësime menjëherë – “Duke luajtur çdo 3 ditë më duhej t’i bëja. Ka lojtarë që u zëvendësuar pa merituar që të dilnin nga fusha, por unë duhej t’i jepja një shtysë ekipit sepse pashë shumë lojtarë të lodhur. Kemi kaluar një situatë të tmerrshme, kemi dalë prej saj në mënyrën më të mirë dhe tani shpresoj që të gjithë ata të kthehen nga ekipet kombëtare në mënyrën më të mirë.”

I pakënaqur përpara zëvendësimeve – “Në pjesën e parë kishte shumë gabime teknike, ne zakonisht zhvillohemi më mirë.”

Xheko – “Xhekon e njihja si kundërshtar, nuk e kisha stërvitur kurrë dhe u mahnita nga gatishmëria e tij dhe mënyra se si stërvitet. Ai nuk është shumë i ri, por kurrë nuk tërhiqet. Duhet të bëjmë disa vlerësime, Korrea e ka kapërcyer problemin e dëmtimit, Sançez po rikthehet, tani më duhet të kuptoj se si t’i alternoj ata. Unë kam një grup të shkëlqyer lojtarësh.”, përfundoi Simone Inzagi.

Related posts

Përfundon shëtitja në “Amfield”, Porto eliminohet turpshëm nga Liverpool

Q.Autor

LIVE/ Moldavi-Shqipëri. Bare dyfishon rezultatin

Delo.autor

VAZHDON ZHGËNJIMIN NË PREMIER/ Wolves mposht Arsenal-in me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment