Futboll Sport

PARATË NUK JANË GJITHÇKA PËR TALENTIN 19-VJEÇAR/ Si Fati refuzoi ekipet më të mëdha të Europës për Barcelonën

Pak ditë më parë, talenti i Barcelonsë Ansu Fati nënshkroi një kontratë të re që e mban lidhur me klubin katalanas deri në vitin 2027.

fati

Klauzola e lirimit të Fatit është 1 miliard euro, një rekord më vete ky sa i përket cilësive dhe moshës së lojtarit. Por mesa duket rinovimi i kontratës nuk ka qenë dhe aq i thjeshtë, pasi shumë klube të mëdha kanë ndërhyre për të siguruar shërbimet e Fatit.

19-vjeçari ka refuzuar Mançester Junajtid, Liverpulin dhe PSG-në, të cilat i kishin ofruar dyfishin e rrogës te Barcelona, por mesa duket djaloshi i ka synimet e qarta, të bëhet një legjendë e klubit blaugranas. Një fakt të tillë e ka zbuluar vetë Fati i cili është shprehur se vullneti i tij ishte vetëm rinovimi me Barcelonën, duke injoruar çdo ofertë tjetër.

‘’Kam pasur oferta nga jashtë, por ëndrra ime ishte të qëndroja këtu. Që nga dita e parë i thashë agjentit Zhorge Mendesh se opsioni im i parë ishte gjithmonë të qëndroja te Barça. Ai e kuptoi në mënyrë perfekte dhe jam shumë i lumtur që klubi më ka besuar.

Është e vërtetë që fanellën me numrin 10 e ka veshur Leo Mesi dhe shumë lojtarë, por unë jam i qetë sepse e di çfarë mund t’i sjell këtij ekipi’, është shprehur Fati.

Related posts

Gattuso optimist pas “pokerit”, Milan shënjestron zonën Champions (FOTO)

Q.Autor

ÇFARË LOJATRËSH/ Dy talentet SHQIPTAR shpallen kampionë dimri në Kroaci

Isa.Autor

LAJM I TRISHTË/ Pëson infarkt, vdes në moshën 61-vjeçare ish-arbitri shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment