Futboll Sport

PAS AVENTURËS 5-VJEÇARE ME UKRAINËN/ Skuadra legjendare gati t’i japë “timonin” e ekipit Shevchenkos

Andri Shevçenko i habiti të gjithë me vendimin e tij duke u larguar nga drejtimi i kombëtares ukrainase pas 5 vitesh.

Ish-sulmuesi u largua menjëherë pasi përfundoi Kampionati Europian, duke lënë hije dyshimi, por më vonë u zbulua që largimi i tij kishte qenë i sforcuar për arsye nacionaliste. Por mesa duke, Shevçenko e ka hedhur pas krahëve aventurën te Ukraina dhe është gati të nisë një aventurë të re.

Sipas “The Sun”, 45-vjeçari është emri më i lakuar për të marrë drejtimin e skuadrës skoceze të Selltikut. Skuadra legjendare e Skocisë nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin duke grumbulluar vetëm 13 pikë pas 8 ndeshjesh teksa tifozët duan kohët e lavdishme kur luanin në Ligën e Kampionëve. Megjithatë kjo për momentin mbetet vetëm një hipotezë teksa priten të reja në vazhdim sa i përket kësaj çështje.

Related posts

Gattuso i qetë rikthehen Calabria dhe Romagnoli kundër Juventusit në Torino

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ SLAVIAS SË SOFIAS/ Skënder Gega: E njohim historinë e bullgarëve, do i çojmë gjërat në kahun tonë

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi, Drithërima në portën e verilindorëve. Portieri i mohon golin Asanit

Delo.autor

Leave a Comment