Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS HUMBJES NDAJ POLONISË/ Hysaj: Duhet të rritemi dhe shumë më të fortë, na mungoi…

Elseid Hysaj u shfaq tepër i zhgënjyer për humbjen në shtëpi ndaj Polonisë. Në prononcimin pas ndeshjes, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ndër të tjera u shpreh:

“Më vjen shumë keq, ishte një ambient që e kisha harruar prej 1 vit e gjysëm. Një emocion sikur po luaja për herë të parë me Kombëtarët. Më vjen shumë keq për tifozët që ishin këtu dhe na mbështetën deri në fund. Na mungoi guximi, duhet të provonim më tepër. Kur ke më shumë raste mundësitë për të shënuar janë të mëdha. Për sa i përket skemës janë gjëra që i di trajneri, të shikojmë në të ardhme ccfarë do të ndodhë.

Ishte dhë meritë e kundërshtarit te goli. Duhet të rritemi. Duhet të jem akoma më i rritur dhe më i fortë më shumë. Radhës tjetër do jem më i përqëndruar.

Gjyqtari na tha që duhet të hyjmë brenda, unë isha duke menduar për golin. Në qoftë se nuk futeshim të gjithë brenda, rrezikohej zhvillimi i ndeshjes. Ndodhi për shkak të shisheve të hedhura në fushë. Thanë që cënohej siguria”, u shpreh Hysaj për mikrofonin e “RTSH”.

Related posts

I shënoi gol Anglisë në minutën e fundit në Botëror, e kërkon ekipi i Premier League

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Ka nisur supersfida në Korçë, vendasit menjëherë në sulm

Isa.Autor

NDIZET “SAN SIRO”/ Atalantas i mjaftojnë 16 minuta. Golin e gjen mbrojtësi holandez (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment