Futboll Sport

“Guerrilsat” kundër Partizanit: U bëre palë me këtë shëmti të futbollit!

Partizani është identifikuar qartësisht si skuadra që i dha një të shtyrë të madhe e përfundimtare skuadrës kuqeblu drejt Kategorisë së Parë. Këtë e nisi duke mos qenë në maksimumin e vet ndaj një rivali të Vllaznisë për mbijetesë, javë të kaluara, e përforcoi në ballafaqimin direkt me shkodranët dhe e “vulosi” me paraqitjen e së mërkurës ndaj Kamzës.

Në kryeqendrën e veriut, Partizani shihet tashmë si një “armik”. Sidoqoftë, me këtë sjellje të të kuqve nuk janë pajtuar as tifozët më të zjarrtë të 15 herë kampionëve të vendit. Fjala është për “Ultras Guerrils”, të cilët e braktisën stadiumin gjatë ndeshjes me Kamzën, duke parë se skuadra e tyre e zemrës vetëm shëtiste fanellën në fushë.

Nuk ka munguar edhe reagimi i këtij tifo-grupi të njohur, përmes faqes në Facebook: “Në ndeshjen e fundit të kampionatit do të duhej të festonim e jo të shikonim një spektakël teatral në shumë qytete njëherësh. Nuk pajtohemi, e japim shenjën tonë të protestës, duke mos u bërë palë me një shëmti të futbollit.

Jemi të vetmit, që kemi mbajtur fort qëndrimin tonë dhe nuk e lëshojmë. Ne nuk bëhemi palë me klubin, kur klubi e drejtuesit e tij veprojnë me fytyrë të njëjtë si kundërshtarët e tyre. Nuk na intereson kush bie e kush u ngjit, kush shkon në Europë, a kush shkon në hale!

Nga ana tjetër, klubi ynë të bëjë llogari për të dalë kampion e jo llogari për falje pikësh në fund të kampionatit. 2015 ka kaluar me kohë, por titulli akoma s’ka ardhur aty ku i takon. Ne jemi tifozëria e Partizanit! Ne jemi Partizani!”

Related posts

E DINTE NJË MUAJ PËRPARA/ Tifozi “profet” i River po çmend Argjentinën me…

Isa.Autor

LIVE/ SHQIPËRI-UELLS: Miqtë tregohen këmbëngulës, kuqezinjtë izolohen në mbrojtje

Isa.Autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË HUNGARI/ Uzuni protagonist tek Ferencvaros, shënon golin vendimtar të sfidës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment