Futboll Premier League Sport

PAS NDRYSHIMIT TË PRONËSISË/ Sheikët e Newcastle do i japin 8 milionë paund trajnerit që të mos ulet në pankinë

Sheikët nga Arabia Saudite duan që ndeshja e tyre e parë si pronarë të Njukasëllit të jetë e paharrueshme e si rrjedhojë, do të paguajnë 8 milionë paund që trajneri Stiv Brus të mos jetë në pankinën e klubit të Premier Ligës për duelin ndaj Totenhem. Ndryshimi i pronësisë ka sjellë përsëri entuziazëm te tifozët e klubit i cili ka vuajtur në vitet e fundit dhe pronarët duan që atmosfera të ndjehet që në këtë ndeshje, edhe nëse rezultati në fushë nuk do të jetë ai i pritshmi.

Për këtë arsye, ata kanë vendosur që të shkarkojnë nga puna trajnerin Stiv Brus, i cili nuk ka qenë shumë popullor mes tifozëve, edhe pse kjo do të thotë se duhet t’i paguajnë 8 milion paund për prishje të njëanshme të kontratës, në stol do të ulet zëvendëstrajneri Graem Xhouns.

Tani sheikët kërkojnë një trajner me emër dhe kanë piketuar Lusien Favre, Brendan Roxhers apo Stiven Xherard si emrat e mundshëm për vendin që mbetet bosh në pankinë për vijimin e sezonit.

Related posts

Goditi tifozët e Kristal Palasit me shishe, Murinjo kërkon falje

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Juventus me strategji të re për Locatellin, Kerubini ka gati planin

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Java 21 kthehet në makth për Tiranën, skuadrat e fundit rihapin kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment