Futboll Sport

PLAS SHERRI TEK FLAMURTARI/ Pa nisur aventurën, Klubi përjashton sulmuesin Sallaku. Ja shkaku…

Aladin Sallaku përjashtohet nga Flamurtari pa e nisur mirë aventurën. Sulmuesi 26- vjeçar nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve, ndërsa rrugët janë ndarë pa u luajtur java e tretë e kampionatit.

Duket se konfliktet që pretendohet se lojtari krijonte në skuadër ishin shkaku që drejtuesit kanë vendosur që t’i ndërprisnin kontratën. Tiranasi ka lënë Vlorën që të shtunën e 2 tetorit, ndërsa nuk u grumbullua fare për ndeshjen me Labërinë.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga disa burime konfidenciale pranë klubit se Aladin Sallaku krijonte debate me pjesën më të madhe të futbollistëve, por edhe me stafin teknik.

“Ishte në botën e tij. Zihej me të gjithë. Nuk pranonte kritikat”, kështu e cilësojnë në klub Sallakun. Por, kur bëhet fjalë për aftësitë e tij si futbollist, të gjithë shprehen njëzëri:

“Ishte profesionist. Po të mos ishte impulsiv, do të ishte ideali”. Sulmuesi u prezantua si futbollist i Flamurtarit më 11 shtator, por iku pa kaluar ende një muaj.

Përpara se të vinte në Vlorë, ishte pjesë e klubit Torpedo Kutaisi në Gjeorgji. Ai është një lojtar me shumë eksperiencë, teksa më parë ka qenë pjesë edhe e Apolonisë, Besës, Turbinës e Bylisit dhe e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar.

REAGIMI – I kontaktuar nga gazeta, administratori i Flamurtarit jep një tjetër version. Sinan Idrizi snobon thelbin e çështjes “Sallaku”, ndërsa thotë se është ndarë me mirëkuptim me sulmuesin. Ai saktëson se e ka takuar vetëm një herë dhe është vënë në dijeni prej drejtorit Ardi Ciruna se lojtari kishte një ofertë tjetër dhe duhet të largohej.

“Sallaku kishte një ofertë tjetër. U ndamë me mirëkuptim. Drejtori i klubit më tha se kërkon të largohet. Madje unë kam qenë jashtë Shqipërisë javën e shkuar. E kam takuar vetëm një herë Sallakun. Kërkoi të ikte dhe e lamë të lirë. Na bënte shumë punë si lojtar”, përfundon Idrizi.

Related posts

”Hakmarrja” e De Geas, injoron Kryeministrin (VIDEO)

Sadik.Autor

“ËSHTË NË FILOZOFINË TIME TË ËNDËRROJ”/ Trajneri Challandes optimist: Nuk kemi frikë nga Anglia, por…

Delo.autor

“VLLAZNIA ËSHTË RIVAL…”/ Orges Shehi: Nuk fshihemi, Tirana klub me objektiva madhorë

F.autor

Leave a Comment