Futboll Premier League Sport

PREMIER/ Liverpool ngec në “Anfield”, Manchester City mposhtet nga Crystal Palace. Chelsea “arratiset” në krye

Java e 10-të e Premier League ka dhuruar disa rezultate befasuese.

Liverpool ka barazuar 2-2 në shtëpi me Brighton pasi kishte kaluar në avantazh 2-0 në 24 minutat e para të takimit.

Manchester City është mundur 2-0 në shtëpi nga Crystal Palace. “Fajtori” ka qenë Laporte, i cili ka bërë një gafë në rastin e golit të parë të miqve dhe është ndëshkuar me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.

Nga këto dy ndalesa ka përfituar Chelsea, që ka mposhtur 3-0 Newcastle në transfertë dhe tani kryeson i vetëm renditjen me 25 pikë.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në St James Park ka qenë mbrojtësi Reece James, autor i dy golave. Tre gola në dy ndeshjet e fundit të kampionatit për 21-vjeçarin.

Related posts

CHAMPIONS/ Man City vuan por fiton në fund falë “vjedhjes” së David Silvës

Isa.Autor

Inter dhe Atletico në garë për Salomon Rondon

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Tekniku AlLegri merr kohë, Juventus mendon t’i besojë stolin një ish-milanisti

Delo.autor

Leave a Comment