Futboll Premier League Sport

TOTTENHAM-MANCHESTER UNITED/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Djajtë e Kuq pritet të përballet ndaj Spurs në ndeshjen derbi të javës, e cila zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ me fillim nga ora 18:30. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje me një formë të tmerrshme me tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, ku dy humbjet e fundit ishin turpëruese nga Leicester City dhe Liverpooli, kështu që pret t’i kthehet fitores.

Në anën tjetër, vendasit e Nuno Espirito Santo vijnë nga një humbje minimale pas dy fitoreve radhazi dhe gjithashtu presin t’i kthehen rezultateve pozitive. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave në ekip. Te vendasit, sulmit i prijnë Harry Kane dhe Heung-min Son, ndërsa te mysafirët nuk mungojnë yjet si Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes. Soksjaer ka befasuar duke vendosur një formacion me tre qendërmbrojtës.

FORMACIONET ZYRTARE

Tottenham: Lloris; Emerson, Romero, Dier, Davies; Skipp, Hojbjerg, Lo Celso; Lucas Moura, Son; Kane

Man Utd: De Gea; Lindelof, Maguire, Varane; Wan-Bissaka, McTominay, Fred, Shaw; Bruno Fernandes; Cavani, Ronaldo;

Related posts

Balaj dhe Roshi “takohen” me golin, Akhmat Grozny fiton miqësoren

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mattia Perin rinovon me Juventusin deri në 2027-ën

F.autor

ZBULOHET GODITJA E RADHËS NË MERKATO/ Vllaznia arrin akordin me sulmuesin boshnjak… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment