Futboll Kategoria Superiore Sport

“PRESIONIN DUHET TA ANASHKALOJMË”/ Daja: Jemi 100% gati, plan ndryshe për të mposhtur Kukësin

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, foli për “Panora ma Sport” pas ndeshjes së fituar me rezultatin 3-0 kundër Tërbunit, sfidë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Strategu i të kuqve e pranoi se ky takim kishte qëllim kryesor që ta përgatiste skuadrën sa më mirë për sfidën kundër Kukësit në fundjavë, sfidë për të cilën tha se do të luajnë në një kah ndryshe. Po ashtu, Daja komplimentoi edhe ekipin e Tërbunit, duke e quajtur një skuadër simpatike.

Profesor, morët një fitore që ishte e pritshme, por si ju duk paraqitja e ekipit, pasi në pjesën e parë nuk u dukët shumë i kënaqur…

Përballë kishim një ekip simpatik si Tërbuni, qëllimi ynë kryesor ishte që të kishim një ritëm tjetër që të na shërbente për fundjavën. Deri diku e realizuam, por në pjesën e parë kërkoja diçka më shumë për ritmin. Besoj se na shërbeu si një ndeshje testuese, u luajt në mesjavë dhe na përgatit edhe më tepër për sfidën kundër Kukësit. Kualifikimi pothuajse ishte i mbyllur dhe në të gjitha manovrat që kërkonim, i kërkonim sepse kishim në mendje ndeshjen kundër Kukësit.

Shumë lojtarë janë rikthyer nga dëmtimet dhe bënë një ndeshje të mirë. A do të jenë 100% gati për sfidën kundër Kukësit?

Besoj se të gjithë do të jenë gati. Nuk aktivizuam një pjesë sepse kanë luajtur për ekipin U21 ditën e hënë. Këtë të mirë ka Partizani, pasi 13 lojtarë të ekipit të parë i ka nën 21 vjeç. Kemi dhe lojtarë të rinj që janë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë, si Cara e Rrapaj. Po ashtu, është afruar një lojtar shumë i mirë si Maguete, vetëm 18 vjeç, por edhe qendërmbrojtësi Saliu Sembene, që është 20 vjeç. Pra, kemi shumë lojtarë të rinj të rëndësishëm, përveç lojtarëve që janë elementë kyç, si Alban Hoxha, Belica, Zhunior, Kaçe, Mala e të tjerë, nuk dua t’i përmend të gjithë. Kemi një grup me shumë perspektivë dhe shumë shpejt, lojtarët e rinj do të rivalizojnë edhe me lojtarët me eksperiencë.

Është folur shumë për mungesën e fitores së Partizanit në kampionat. A mendoni se ka ardhur koha që kundër Kukësit të vijë ky triumf dhe ekipi ta kalojë këtë ngërç?

Për të ulur pjesën e këtij presioni, marrja e rezultatit, sepse e ndiejnë dhe vetë lojtarët e stafi. Do të luftojmë në një kah tjetër këtë javë, të shmangim gabimet në prapavijë dhe pastaj të shfrytëzojmë situatat që na paraqiten në fazën e sulmit. Për të shkuar drejt fitores, është më e lehtë duke mos pësuar nga gabimet tona e më pas të shikojmë që të zgjidhim takimin. Kjo, pastaj do të na ndihmonte për ta parë nga një kënd tjetër mosarritjen e fitores.

Related posts

Mbyllet pjesa e parë/ REKORDMENI Mbappe i jep qetësinë “Gjelave” (VIDEO)

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Superpritja e Schmeichel ndaj goditjes së Bale (VIDEO)

Isa.Autor

Arrestohet futbollisti, pistoletën kokës trajnerit: Më fut në formacion ndeshjen tjetër

Q.Autor

Leave a Comment