Futboll Kombëtarja Sport

SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Ismajli e thotë pa siklet: Nuk jam penduar që zgjodha Shqipërinë…

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për sfidat me Islandën dhe Moldavinë.

Forma – “Paraqitjet e mira të miat vijnë dhe me ndihmën e shokëve. Nuk e di nëse ka nevojë për ndryshim kjo skuadër, duhet të kemi harmoni dhe do të kemi sukses”.

La Kosovën për Shqipërinë – “Nuk e di pse ma bëjnë këtë pyetje. Unë jam i lumtur këtu. Ishallah ata kualifikohen dhe ne do të rikthehemi dhe do ta kalojmë shpejt ngërçin. Nuk jam penduar për këtë zgjedhje”.

Islanda – E njoh shumë mirë futbollin dhe e kam detyrim të shoh lojtarët kundërshtarë. Islanda nuk është siç ka qenë dhe ne kemi shpresat tona për të marrë pikë. Për mua nuk ka problem, mund të luaj dhe me tre mbrojtës”.

Kualifikimi – “Unë besoj se nëse marrin tre pikë me Islandën ka shumë gjasa të kualifikohemi. Mund të mundim dhe Moldavinë dhe kemi gjasa për kualifikim. Do të shkojmë për fitore atje”.

Related posts

TEUTA-TIRANA/ Dilema dhe mungesa të rëndësishme tek të dyja klubet, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Probleme për Manchester City/ Futbollisti anglez refuzon rinovimin

Sadik.Autor

“SHËMBËLLTYRA E ZOTIT”/ Ja si u çmend komentatori nga “magjia” e “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment