Futboll Kategoria Superiore Sport

PROBLEMET ME DËMTIMET/ Skema mund të ndryshohet sërish nga Daja. Ja gjendja tek Partizani…

Partizani ka luajtur në dy sfidat e fundit kundër Vllaznisë dhe Dinamos me skemën 3-5-2, duke aktivizuar tre qendërmbrojtës. Kryesisht, kanë luajtur Belica, Shehi dhe Musta, por edhe Sota ka pasur shumë minuta me këtë skemë të re.

Por, Dajan Shehi ka pësuar një tërheqje në stërvitje dhe me shumë gjasa, nuk do të rikuperohet në kohë për sfidën kundër Kukësit. Gjithashtu, edhe Musta ka pasur një problem fizik, ndërsa Damçevski nuk është stërvitur rregullisht, duke munguar në disa seanca stërvitore për shkak se ka hequr tri dhëmballë.

Si pasojë, Dajës i kanë mbetur në dispozicion vetëm dy qendërmbrojtës, Belica dhe Sota. Me shumë gjasa, trajneri kryeqytetas i të kuqve mund t’i rikthehet mbrojtjes me katër, me Albion Markun nga e djathta dhe Belica e Sota në qendër. Nëse Musta nuk rikuperohet në kohë për të luajtur në të majtë të mbrojtjes, pritet të spostohet Herald Marku.

Në mesfushë, alternativat nuk mungojnë, pasi është rikthyer edhe Kristi Kote, madje në një formë shumë të mirë. Megjithatë, Rrapaj, Kaçe dhe Mala pritet ta nisin nga minuta e parë sfidën kundër Kukësit.

Ndërsa në sulm, Zhunior dhe Cara janë tashmë titullarët e ofensivës, por në balotazh është Kardozo dhe Filipoviç. Me disa javë tashmë si pjesë e të kuqve, me shumë mundësi do të jetë kroati ai që pritet ta nisë nga fillimi sfidën kundër verilindorëve.

Related posts

LAJM I KEQ PËR ZINEDIN ZIDAN/ Lideri i Realit të Madridit infektohet me COVID-19

Delo.autor

DEMBELE RREZIKON TË MUNGOJË NË EL CLACO/ Pasi i tha gjyqtarit: “Je shumë i keq”

Delo.autor

KTHESË E RËNDËSISHME PËR MESFUSHORIN/ Real Madrid “BLINDON” një talent, i mbyll dyert Romës

Isa.Autor

Leave a Comment