Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Shkatërroi karrierën tek Arsenal, Ozili nuk pranon as ofertën e fundit

Mesut Ozili duket se ka ndërmend të qëndrojë tek Arsenali dhe për sezonin e ardhshëm. Gjermano-turku ishte në radarët e Fenerbahçes që i bënë një ofertë konkrete, por BILD bën me dije se ylli e ka refuzuar diçka të tillë.

“Kanarinat” duan të rikthejnë ekipin e madh të Fenerit, por Ozil nuk do t’i bashkangjitet projektit të tyre. Arsyeja është shumë e thjeshtë, pasi nuk do të humbasë rrogën e majme që ka te “Topçinjtë. Ozil paguhet 12 milionë euro në vit, një shifër që nuk e merr askund tjetër.

Trajneri Mikel Arteta u mendua se mund të ndihmonte në zgjidhjen e situatës së mesfushorit, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ozil mbetet në stol, por duket se nuk e ka problem aspak një fakt të tillë për sa kohë merr 12 milionë euro.

Related posts

E TRISHTË/ Ndërron jetë pas një aksidenti me makinë ylli i Liverpool, Diogo Jota

F.autor

Nga Buffon te Balotelli dhe miqësoret e marsit, përgjigjet trajneri i Italisë

Q.Autor

NJË EMËR SURPRIZË PËR SULMIN/ Klubi i Juventus: asisti vjen nga… City

Delo.autor

Leave a Comment