Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Arsenal triumfon në “Emirates” ndaj Aston Villa-s dhe ngjitet në vendin e nëntë

Arsenali u rikthye te fitorja teksa ka triumfuar bindshëm 3-1 në stadiumin “Emirates” skuadrën e Aston Vilës, sfidë e vlefshme për javën e 9 të Premier Ligës.

“Topçinjtë” e Londrës e zhbllokuan rezultatin në minutën e 23′ me anë të Partit, më pas dyfishimi i rezultatit erdhi nga Pierr-Emerik Obamejang i cili pasi humbi penalltinë realizoi menjëherë në minutën e 45+6′.

Goli i tretë i kësaj sfide u shënua nga Smith Roue në minutën e 56′. Ndërkohë golin e vetëm të takimit skuadra mike e realizoi në minutën e 82′ me anë të Ramsejt.

Kjo fitore e rendit Arsenalin në vendin e 9 në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Aston Vila klasifikohet në vendin e 13 në kuotën e 10 pikëve.

Related posts

ZYRTARE/ Punoi tek Partizani, trajneri italian i bashkohet kombëtares europiane

Delo.autor

FANELLAT E SEZONIT TË RI/ Dinamo marrëveshje me kompaninë që bashkëpunon me Kombëtaren

Delo.autor

NAPOLI-MILAN/ Kuqezinjtë gjejnë rrugën e rrjetës, ja GOLI i Giroud

F.autor

Leave a Comment