Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Sassuolon me përmbysje falë dyshes Dzeko-Lautaro

Inter ka marrë një fitore të madhe mbrëmjen e sotme në fushën e Sassuolo-t.

Pas një pjese të parë të mbyllur në disavantazh për shkak të penalltisë së transformuar në minutën e 22-të nga Berardi, zikaltrit kanë reaguar në 45 minutat e dyta.

Merita ka qenë e Edin Dzeko-s.

Boshnjaku është aktivizuar në minutën e 57-të dhe ka gjetur golin e barazimit në harkun e një minute. Ish-sulmuesi i Roma-s ka qenë protagonist edhe 20 mionuta më vonë, kur ka fituar penalltinë që ka sjellë golin e përmbysjes të realizuar nga Lautaro Martinez.

Dzeko ka shënuar një tjetër gol në minutën e 82-të, por që është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

Meritë për këtë fitore të Inter-it ka edhe Samir Handanovic, i cili ka ndalur disa goditje të rrezikshme të vendasve.

Related posts

NDIZET ALARMI/ Telashe për Barcelonën, dëmtohet ylli Braithwaite dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për…

Delo.autor

ARRIN AKORDIN PARA MERKATOS SË VERËS/ Lazio gati kontrata me 1 milionë euro në sezon për yllin…

Delo.autor

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ LECCES/ Ribery ka një mesazh të fortë për tifozët e Fiorentinës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment