Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA cakton një gjyqtar të RREPTË për Qarabak-Kukësi

Kukësi shkon i plotë në ndeshjen e dytë kundër Qarabagut, pasi nuk ka asnjë dëmtim apo problem në radhët e lojtarëve. Çdo gjë është shumë mirë, e duke parë dhe lëvrimin e mundshëm të premios, situata dhe klima në ekip është përmirësuar ndjeshëm dhe mëse motivuese.

Infermieria e Kukësit është në ditët më të mira të saj. Kështu, trajneri Cungu ka mundësi zgjedhje për njëmbëdhjetëshin titullar.

Kukësi dhe Qarabag do të diskutojnë një ndeshje vendimtare për fatet e sezonit. Për të dyja klubet, edhe pse nuk kanë as buxhet dhe as objektiva të barabarta, 90-minutëshi i kthimit është shndërruar njëlloj i rëndësishëm, për vetë barazimin pa gola në takimin e parë.

E ndërsa është kështu, ecuria ka shumë rëndësi, por të dyja klubet duhet të dinë një fakt.

Gjyqtari i takimit është i pakursyer në ndëshkim. Peter Kralovic që do të vendosë drejtësi, ka gjykuar dy takime në kualifikueset e Ligës së Kampioneve dhe në total, ka nxjerrë 16 kartonë të verdhë.

Sllovaku 35-vjeçar, i pranuar si arbitër i FIFA-s në vitin 2012, do të ketë asistentë bashkëkombësit Erik Ueis dhe Miroslav Benko.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një SUPER KROSIMI nga Verratti, Pessina ndëshkon Uellsin (VIDEO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Slavia Praga nuk pranoi të ulen në gjunjë, sulmuesi i Arsenal-it i qëndron përpara syve (VIDEO)

Delo.autor

MISTERI PAS VDEKJES SË PELES/ Çfarë fshihet në dollapin e mbyllur 40 vite më parë në dhomat e zhveshjes të Santos?

F.autor

Leave a Comment