Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester City mposht Brighton me “POKER” dhe ngjitet në vendin e dytë

Manchester City ka fituar 4-1 në transfertë.

Skuadra e Pep Guardiola nuk ka patur shumë vështirësi të sigurojë tri pikët në fushën e Brighton në javën e 9-të të Premier League.

Sfida e luajtur në Amex Stadium është zhbllokuar në minutën e 13-të nga Ilkay Gundogan.

Vetëm Mohamed Salah (16) dhe Harry Kane (15) kanë shënuar më shumë gola në Premier League në 2021-shin se Ilkay Gundogan (13).

Goli i dytë dhe i tretë i miqve kanë ardhur në harkun e tri minutave dhe janë realizuar nga Foden në minutën e 28-të dhe të 31-të.

Mac Allister ka realizuar për vendasit në minutën e 80-të me penallti.

Në fundin e ndeshje, në minutën e 95-të, ka ardhur goli i katërt i miqve i shënuar nga Mahrez.

Related posts

Befason sulmuesi i Barcelonës/ Nënshkruan në Premier League me Watford

Sadik.Autor

Çmimet në stratosferë, sa kushton një biletë për ndeshjen Roma-Liverpool?

Sadik.Autor

Conte: Në situata të vështira tregohen burrat

Sadik.Autor

Leave a Comment