Sport Të tjera

TRAGJEDI NË SPORT/ Qëllohet me armë në kokë atleti ekuadorian, fitues i medaljes së bronzit në botëror

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador. Atleti Alex Qiunonez, 32 vjeç, është ekzekutuar nga disa persona të maskuar si agjentë policie në qytetin e Guayaquil. Ai është qëlluar me pistoletë në kokë dhe ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që është plagosur edhe një person që e shoqëronte.

Kjo ngjarje ka tronditur vendin, pasi bëhet fjalë për një nga sportistët elitarë të këtij vendi. Qiunonez është fitues i medaljes së bronztë në botërorin e vitit 2019 në garën e 200 metrave dhe finalist në Olimpiadën e Londrës, po në këtë disiplinë. Sipas policisë, që po heton ngjarjen, mund të bëhet fjalë për një ngatërrim presoni, pasi atleti nuk kishte probleme.

Related posts

“DUA TË SHKOJ TEK HARVARDI I MBROJTJES”/ Menaxheri Raiola tregon pse De Ligt injoroi Barcelonën

Delo.autor

DRAMATIKE/ Nga lotët e gëzimit te hidhërimi i madh, nata e hidhur për Nathan Ake në Champions

Delo.autor

“TËRMET” NGA BRAZILI/ Neymar akuzohet për përdhunim: I pirë dhe agresiv

F.autor

Leave a Comment