Futboll Seria A Sport

ROMA-NAPOLI/ Kumbulla, “viktimë” e revolucionit të Mourinhos. Mbrojtësi “kuqezi” rrezikon tribunën

Humbja turpëruese në Norvegji ka ‘’shkundur’’ Romën e cila ka rënë pre e kritikave të shumta nga mediat.

Trajneri Zhoze Murinjo i ka shpeshtuar daljet e tij këto ditë duke akuzuar drejtpërdrejtë lojtarët si fajtorë të humbjes shokuese. Siç dihet, Murinjo nuk preferon të luajë me lojtarë të ri dhe viktime e revolucionit që pritet të marrë portugezi është dhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.

Ky i fundit ishte titullar ndaj Bodo/Glimt, por tani rrezikon tribunën së bashku me Majoral dhe Diavara. Kjo është një mënyrë presioni e Murinjos ndaj klubit për të bërë blerje, duke ulur në tribunë lojtarët e rinj që janë marrë për të ardhmen e klubit. Roma dhe Napoli do të përballen ditën e sotme në Olimpiko në orën 18:00.

Related posts

NESHJE QË VLEN PËR EUROPËN/ Milan ‘përgatit forcat’ për të mundur Cagliarin

Delo.autor

THIAGO MBETET NË MYNIH/ Liverpool e “tradhton” për tri arsye kryesore

Delo.autor

LOT DHE EMOCIONE PAS SULMIT NË ZEMËR/ Futbollistët e Portos vizitojnë Casillasin në spital

Delo.autor

Leave a Comment