Futboll Sport

RREGULLORJA/ Arbitrat vepruan drejt, shpjegimi specifik i golit të yllit Mbappe kundër Spanjës (VIDEO)

Goli i Kilië Mbapesë hapi shumë debate në finalen e Ligës së Kombeve, por rregullorja është e qartë, ndonëse shumë nuk janë aq të qartë lidhur me aksionin në fjalë. Por, edhe pse shumë i vështirë për t’u pranuar, pamjet e VAR-it konfirmuan golin që i dha trofeun Francës, ndërkohë që rregullorja flet si më poshtë:

– Një futbollist në pozicion jashtë loje, që merr një top nga një kundërshtar, i cili merr pjesë në aksion, përfshirë edhe një prekje të mundshme me dorë apo me krah, nuk konsiderohet që të jetë avantazhuar, nëse nuk bëhet fjalë për të “shpëtuar” me qëllim ndaj një rivali.

– Një “shpëtim” ekziston kur një futbollist, për të ndërprerë apo qoftë edhe nëse tenton të ndërpresë trajektoren, prek topin që po shkon drejt apo pranë portës, me çfarëdo pjese të trupit, përjashtuar këtu një prekje me dorë apo me krah.

E thënë ndryshe, edhe pse Mbape niset në pozicion jashtë loje, francezi nuk e prek topin, por ndërkohë Garsia jo vetëm tentoi që të ndërpriste trajektoren e topit, në të njëjtën kohë ai e prek sferën sadopak, prandaj goli quhet absolutisht i rregullt.

Related posts

Ekipi i tij “dominon” bindshëm në shtëpi/ XHAKA ka një mesazh të veçantë për ARSENALIN (FOTO)

Isa.Autor

PSG-ja nuk dorëzohet për yllin e Chelseat

Sadik.Autor

VIDEO/ ‘Plas’ sherri keq, Coentrao përleshet me shokun e skuadrës

Q.Autor

Leave a Comment