Futboll Seria A Sport

RROTACIONI I INTERIT KONFIRMOI CILËSI/ Inzagi rigjen buzëqeshjen

Tri pikët e marra ndaj Empolit në fund të kampionatit mund të peshojnë shumë, por për momentin ato janë një dozë besimi në një situatë të vështirë dhe konfirmim i cilësisë së organikës së Inzagit. Interi fitoi duke lënë në stol lojtarë kyç, si Shkriniar, Xheko e Perisiç. Të kesh mundësi të marrësh tri pikë me rezervat, në një kalendar të ngjeshur, mund të jetë arma kryesore e luftës për titull.

inter 2

Meritë për këtë ka edhe shoqëria, që pavarësisht furtunave të merkatos, diti të siguronte një grup konkurrues. Empoli nuk është një skuadër e lehtë për t’u përballur. Di të gjejë pasimet mes linjave dhe të vërë në vështirësi çdolloj skuadre e për më tepër të imponohet duke ushtruar presion në vazhdimësi.

Por Interi tregoi se ka filluar të përmirësohet edhe në fazën mbrojtëse dhe pavarësisht cilësisë së kundërshtarit, ka ditur të shfrytëzojë epërsinë numerike dhe fizikun e lojtarëve të tij, ndonëse mungonte si titullar një lojtar thelbësor si Xheko.

Sançez ishte po ashtu shumë i rëndësishëm në fazën sulmuese dhe nuk ishte rastësi që asisti për golin e D’Ambrozios erdhi nga ai.

inter

FAZA NDËRTUESE – Dalja me karton të kuq e Riçit u dha një dorë zikaltërve që deri në gjetjen e golit të dytë, shpërdoruan disa raste. Aftësia për t’i nisur aksionet poshtë, me qendërmbrojtësit që shfaqin karakteristika sulmuese dhe anësorët që dominojnë korsitë, projektoi një Inter ofensiv, që duke përfituar edhe nga zhvendosjet e mesfushorëve dhe lëvizjet e sulmuesve, nuk i la më asnjë shpresë Empolit.

Të gjitha këto duket se po kthehen në pikat e forta të një ekipi që pavarësisht se mund t’i ndërrohen aktorët, ia del të ruajë nivelin e shfaqjes duke mbajtur gjallë shpresat për titullin, pavarësisht diferencës prej 7 pikësh me kreun.

Ndërsa në radhë janë Udineze, Sherifi e Milani, Inzagi do të ketë nevojë për disponueshmërinë e të gjithëve dhe mbi të gjitha për të njëjtat përgjigje nga ana e tyre si me Empolin, në mënyrë që Skudeto dhe kalimi i fazës së grupeve në Champions të jenë realiteti i zikaltërve.

Related posts

Ja cili do të jetë gjyqtari i parë në “Rusi 2018”!

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Të besuarit e Kloppit rimerr kreun, “Topçinjtë” shkëlqejnë pa Aubameyang

Delo.autor

REKORD NEGATIV TEK MILANI/ Gattuso: Kam besimin e drejtuesve, dua të…

Delo.autor

Leave a Comment