Futboll Sport

“BARNABEU” ËSHTË BËRË MAKTH/ Ançeloti sherr me mesfushorin e talentuar

Barazimi më i fundit i Realit të Madridit në La Liga, në “Bernabeu”, përballë Osasunës pa gola ka ndezur dritën e kuqe në Madrid. Nëse madrilenët vazhdojnë të lënë pikë të rëndësishme në shtëpi do ta ndërlikojnë vetë rrugëtimin e tyre në kampionat.

Ndonëse situata nuk është alarmante nëse do ta krahasonim me Barcelonën veçanërisht, një gjë është e sigurt: Pas barazimit të radhës në shtëpi me Osasunën Ançeloti dhe lojtarët e Realit kanë lënë të shqetësuar fushën e lojës. Tensioni ka qenë i dukshëm, teksa ata kanë shfryrë ndaj gjyqtarit të takimit. Ky ishte barazimi i dytë radhazi 0-0, pas atij me Vijarealin.

Situata ndërlikohet edhe më shumë nëse këtyre dy barazimeve u shtohet dhe humbja 1-2 në fushën e vet kundër Sherifit të Tiraspolit në Champions. Të mbledhura së bashku, Reali nuk arrin të fitojë prej tri takimesh radhazi në shtëpi, diçka e pazakontë për ekipin e Ançelotit, që arrin të shprehet më mirë jashtë fushës së vet. Ndoshta dhe gjyqtarët mund të kenë ndikuar në një mënyrë apo në një tjetër, megjithatë, gjykimi nuk është problemi kryesor që duhet të shqetësojë Ançelotin.

Më së shumti trajneri duhet të mendojë për rendimentin e lojtarëve të tij para publikut madrilen. Reali ka treguar në këtë sezon se vuan së tepërmi ndaj mbrojtjeve të ngjeshura dhe skuadrave që vijnë në Madrid vetëm duke qëndruar prapa. Thënë të gjitha këto, për Realin nuk ka justifikim që në këto takime kundër rivalëve të lehtë të paktën në letër dhe prapa tij në renditje nuk ka mundur të marrë pikët e plota.

MUNGESA E GOLIT – Po nuk shënove nuk mund të fitosh, kjo është e qartë në futboll. Më të qartë këtë e ka Reali i Madridit dhe trajneri Ançeloti. Figurat e rëndësishme të sulmit të Realit të Madridit vuajnë në shtëpi, krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar t’i shohim në transfertë.

Kjo tregon ndoshta se ndeshjet jashtë fushe janë më të hapura dhe Reali gjen më shumë hapësira, që i jep avantazh të konsiderueshëm ekipit të Ançelotit. “Los Blancos” kanë shënuar 24 gola në këtë fillim sezoni në kampionat, ku pjesën më të madhe (13) e kanë shënuar jashtë fushe. Në Madrid, Reali ka shënuar 11 gola, por duhet thënë se nga këto 6 gola janë shënuar vetëm në takimin përballë Majorkës.

KAMAVINGA 1

KAMAVINGA – Ndërkaq, mediat pranë Realit kanë bërë me dije se në takimin kundër Osasunës ka pasur dhe të tjera problematika në Madrid. “Defensa Central” raporton se në pushim të takimit, trajneri Ançeloti ka pasur një fërkim me tone të ngritura me mesfushorin Kamavinga.

Related posts

DORTMUND-BAYERN MUNICH/ Reus me një SUPER GOL, Alaba i përgjigjet me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS HEQ DORË PËR HYSAJN/ Një tjetër skuadër interesohet për mbrojtësin, ja emri

Delo.autor

EURO 2020/ Cristiano Ronaldo, vetëm 2 gola larg rekordit historik

Delo.autor

Leave a Comment