Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NAJ LAÇIT/ Trajneri Shehi në një mendje me presidentin Halili: Dua “djem të këqij” në fushë

Orges Shehi është gati që me Tiranën e tij të mundë Laçin, të hakmerret për Europën e munguar në sezonin e shkuar. Tej statistikave, ndeshja Tirana-Laçi vjet ka qenë kulminante për fatin e Tiranës. Në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, bardheblutë u mundën 0-1 dhe në stol ishte Tefik Osmani, pas ngjarjeve mes presidentit Refik Halili dhe Nevil Dede.

Tirana humbi katër pikë. Stoli i mbetur i lirë iu dorëzua Orges Shehit që ka ende skuadrën e Tiranës. Ndeshja tjetër që u luajt në kryeqytet, Tirana-Laçi në 17 maj, ishte ndeshja që vendoste nëse Laçi apo Tirana do të shkonin në Europë.

Në fund fituan kurbinasit me një autogol të Najdovskit. Duket qartë se Shehi ka eksperienca të mira dhe të hidhura me Laçin, ndërsa e ka mundur në Kurbin. Tirana duhet të luajë me kujdes ndeshjen me skuadrën mike që nuk ka mundur të fitojë këtë sezon dhe kërkon t’u gëzohet tri pikëve të para, edhe pse në skuadër ka golashënuesin e kampionatit.

Do të luani të dielën kundër Laçit. Një kundërshtar shumë i fortë në letër dhe një nga skuadrat pretendente…

Laçi është një kundërshtar i vështirë dhe kjo dihet. Do të jetë një ndeshje e fortë, se paçka se nuk ka marrë rezultate javët e fundit, ka bërë shumë mirë në ndeshjet europiane. Ka bërë shumë mirë në ndeshjet e tjera. Në fund të fundit ashtu siç ndodhi vjet është rivali ynë direkt për kampionatin dhe Europën

Laçi lidhet me ju, sepse ju hoqi Europën, ndonëse pas një humbjeje të Tiranës me kurbinasit ju morët bardheblutë…

Po të bësh një llogari në 24 takime dhe ndeshje kampionati, Tirana është mundur vetëm nga Laçi. Ne kemi bërë shumë mirë. Edhe në ndeshjen që u mundëm ishte çështje fati, sepse golin e shënuam ne, pra ishte autogol. Ajo ndeshje na mohoi qenësinë europiane.

Presidenti Halili erdhi të hënën dhe bëri një takim me skuadrën ku kërkoi një ekip më burrëror…

Është e vërtetë që presidenti erdhi dhe takoi ekipin. Ai foli me ekipin më shumë në aspektin moral. Vazhdon ta mbështesë skuadrën, por në disa momente është e drejtë ajo që thotë presidenti.

Duhet të jemi më agresivë dhe më të këqij në aspektin futbollistik. Nuk duhet të jemi shumë të lehtë për të lënë kundërshtarin që të na penalizojë. Do të vlerësojmë çdo top sikur është ai top që të humb ndeshjen apo të jep fitoren.

Related posts

Busquets OPTIMIST/ Spanjolli beson se Barça do të fitojë të gjithë titujt në sezonin e ri

Isa.Autor

Luftëtari-Kamza/ Formacionet: Klodian Duro me risi, ja si do të rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

TITULLAR I PAZËVENDËSUESHËM/ Mbrojtësi Ismajli lider, Spezia fiton “derbin” e mbijetesës ndaj Cagliarit

Delo.autor

Leave a Comment