Futboll Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet, një tjetër futbollist bën me dhimbje koke Rejan. Ja emri…

Që prej ditës së dielë Kombëtarja është grumbulluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës aty ku po kryen përgatitjet për 2 sfidat eliminatore kundër Hungarisë dhe Polonisë.

Kuqezinjtë janë stërvitur rregullisht nën urdhërat e trajnerit Edi Reja që ka grupin e plotë përvecc mbrojtësit Erion Hoxhallari që u infektua pozitiv me Covid dhe është larguar nga grumbullimi.

Sakaq, zyra e shtypit e FSHF-së ka bërë me dije se dhe sulmuesi Bekim Balaj ka ndërprerë stërvitjen për shkak të një problemi në kofshë dhe i është nënshtruar analizave të mëtejshme për të parë nëse do të jetë apo jo i gatshëm për trajnerin Reja për dy sfidat mjaft të rëndësishme që na presin përpara.

Ditën e premte, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Hungarisë ndërsa ndeshja do të luhet të shtunën në orën 20:45.

Related posts

NJIHET PËR FORMAT E SAJ BOMBASTIKE/ Mes shpatës dhe modës, Antonella Fiordelisi mahnit me FOTOT… hot

Delo.autor

EURO 2020/ Angli-Kosovë luhet edhe në baste, ja koeficientet nga kompanitë e huaja

Delo.autor

“JETA E NATËS NUK ËSHTË PËR…”/ Pushime problematike për Haaland, tani vjen këshilla “kërcënuese”

Delo.autor

Leave a Comment