Futboll Sport

E BUJSHME NGA BRAZILI/ Askush si Vinicius, 39 persona punojnë që tani për sulmuesin e Real Madrid

Objektivi është për t’u bërë numri 1 dhe për të arritur në majë, duhet të bëhesh gati që në start të punosh si një nga yjet më të mëdhenj. Kjo është jeta e Vinicius Xhunior, sulmuesit të Real Madrid, i cili ka një kompani të tërë që punon për të, edhe pse ka pak vite në futbollin profesionist dhe është në hapat e parë të tij.

Mediat braziliane kanë zbuluar se e ashtuquajtura “VJR Team” ka që tani të punësuar 39 persona të cilët mendojnë si të përmirësojnë në çdo aspekt lojtarin, jo vetëm sa i përket anës sportive, por edhe imazhit të tij. Nga këta, 12 persona punojnë ekskluzivisht për futbollistin brazilian, i pari lojtar i blerë nga Real Madrid pa asnjë ndeshje të luajtur në futbollin profesionist.

Dhe këtu bëhet fjalë mes të tjerëve edhe për kuzhinierin personal, fizioterapistin, kameramanin e fotografin. Të gjithë këto persona e ndjekin hap pas hapi në jetën e tij, si në klub, ashtu edhe në kombëtaren e Brazilit.

Më pas është ushtria e madhe e studiove ligjore e menaxherëve që e përfaqësojnë, këshilltarë të imazhit të cilët kanë punuar e vazhdojnë të punojnë me emrat më të mëdhenj të sportit në botë. Lojtrai kaloi nga 25 mijë euro në muaj te Flamengo, te 3,5 milionë euro në vit te Reali. Ndaj ai ka vendosur që të investojë këto të ardhura për t’u bërë një nga më të mirët me një staf të shumtë në numër që e ndihmon, por edhe me një shtëpi në Madrid e cila po kthehet në një qendër të mirëfilltë trajnimi, me mjete ultra-moderne që kontrollojnë gjithçka që duhet për të arritur objektivin.

Related posts

E BUJSHME/ Po tentohet rikthimi i Ronaldos në Angli, ja cili klub ka gati 100 milionë euro

Delo.autor

Serena Williams kalon në 1/16-at e “Wimbledon”, “ngec” Venus

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Presidenti Laporta po tenton rikthimin e Guardiolës tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment