Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ VERONËS/ Pioli pret Ibrahimovic të rikthehet në stërvitje, konfirmon bomberin tjetër “kuqezi”

I freskët nga tri fitoret radhazi në Serie A, Milani po përgatitet të kthehet në fushë për të sfiduar Veronën në kuadrin e javës së tetë të kampionatit. Duke qenë se luajnë të shtunën në mbrëmje në “San Siro”, kuqezinjtë besojnë te 3 pikët, që mund të nënkuptojnë kreun e renditjes momentale.

Stefano Pioli prezantoi garën në konferencën e zakonshme për shtyp, duke folur për mundësinë e thirrjes së Ibrahimovic, i cili sapo është shëruar nga lëndimi dhe infeksioni i tendinës së Akilit: “Ai është më mirë dhe ka filluar të punojë në fushë, po stërvitet me grupin qysh nga dje. Stërvitja e nesërme do të jetë e rëndësishme, pastaj do të vendosim nëse do ta grumbullojmë Zlatan apo jo. Gjendja e tij po përmirësohet”.

Milani dëshiron të vazhdojë të ëndërrojë shumë, sipas Piolit: “Ekipi nuk e ka harruar paraqitjen e shkëlqyer në Bergamo. Ne kemi një ide të qartë të asaj që kemi bërë. Nesër do të përballemi me një kundërshtar tjetër shumë agresiv, do të kemi nevojë për cilësi tekniko-taktike dhe shumë energji fizike”.

Siç konfirmohet nga Pioli, Giroud është shëruar nga problemi i shpinës dhe do të luajë. E njëjta gjë për Tatarusanu: “Ai do të startojë nesër. Oliver është një profesionist i madh, këtu vlerësohet nga të gjithë”.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Ndizet sfida, korçarët shënojnë me Dejvi Bregun

Delo.autor

HUMBI DUELIN E PARË ÇEREKFINALE CHAMPIONS/ Lojtari i Cityt befason: Ne jemi më të fortë sepse nuk kemi…

Delo.autor

PENALLTIA QË MUND TË KUSHTOJË FATET E LA LIGA-S/ Shikoni si gaboi gjyqtari në sfidën Elche-Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment