Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ WATFORD/ Moment pauze për Brojën, trajneri i Southampton jep lajmin e keq

Armando Broja po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij duke përjetuar një rritje të menjëhershme në aspketin e formës.

Broja shënoi i dha 6 pikë Kombëtares shqiptare duke shënuar dy herë në dy fitoret ndaj Hungarisë ndërsa që pas kthimit të tij te Sauthemptoni, sulmuesi shqiptar ka qenë njeriu më i rëndësishëm i skuadrës.

Ditën e diele, Sauthemptoni do të ndeshet me Uatfordin, dhe trajneri Ralf Hazenhutl ka dhënë lajmin e keq që Broja nuk do të grumbullohet pasi ende është i dëmtuar në kyçin e këmbës.

“Broja nuk është në dispozicion sepse ai kishte një dëmtim në kyçin e këmbës pas ndeshjes me Bërnlejn. Ai do të humbasë ndeshjen ndaj Uatfordit”, u shpreh trajneri i Sauthemptonit.

Broja ka shënuar dy herë në dy sfida radhazi në Premier Ligë, ndaj Lidsit dhe Bërnlejt. Në sfidën ndaj Çelsit për fazën e 1/8-ve në Kupën e Anglisë, Broja nuk ishte i grumbulluar pasi ishte i dëmtuar, por dhe se ligji i Premier Ligës nuk e lejon 20-vjeçarin të luajë ndaj skuadrës që zotëron kartonin e tij.

Related posts

“IK BJERI B*THËS! FOL TANI, KO*E”/ Conte kapet mat, bën gjestin e pahijshëm ndaj Juventus pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

PASI SHËNOI GOLIN/ Shihni çfarë i bën Ibrahimoviç kundërshtarit (VIDEO)

F.autor

KËSHILLON YLLIN 85 MILIONËSH/ Schmeichel: Duhet të besojë se është si CR7

Delo.autor

Leave a Comment