Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDAT E TETORIT/ Reja me “dhimbje koke”, titullari i Kombëtares pëson sërish dëmtim dhe humbet ndeshjet

Ai ka dalluar si ata lojtarë të Kombëtares që japin 100% në fushën e lojës. Ka një grintë të jashtëzakonshme dhe kur është në lojë vrapon si një motor i palodhur. Fjala është për Amir Abrashin, fati i keq e ka ndjekur mesfushorin e përfaqësueses kuqezi, nuk ishte e thënë që ai të ishte i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e tetorit ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Abrashi pësoi një dëmtim më 5 shtator në ndeshjen e fituar ndaj hungarezëve dhe u zëvendësua nga Çekiçi në minutën e 68′, ndërsa ndaj San Marinos ai nuk u grumbullua fare dhe udhëtoi drejt Zvicrës ku u fokusua te rikuperimi i dëmtimit. Pas 18 ditësh mesfushori i Grashopersit ishte i gatshëm për ndeshjen e kampionatit ndaj Luganos.

Një kohë rekord rikthimi, ku kujtojmë dhe thënien e trajnerit të skuadrës ku aktivizohet shqiptari i cili tha se Abrashi ka mish shqiptari dhe shërohet më shpejt. Kapiteni i Grashopersit futet në fushën e lojës në minutën e 63-të dhe zhvillon një ndeshje të mirë.

Pas ndeshjes ai ka ndjerë përsëri shqetësime te kofsha e djathtë dhe ditën e djeshme pas ekzaminimeve mjekësore të bëra, në faqen zyrtare të klubit zviceran njoftohet se Abrashi ka një problem te fibrat e muskujve të kofshës të djathtë dhe do të mungojë deri në 6 javë.

Ndoshta një nxitim i padrejtë për shqiptarin pasi do të dëshironte shumë të jepte kontributin e tij për Kombëtaren në ndeshjet e tetorit.

Lajm i keq edhe për trajnerin Reja që tani është e sigurt që do të bëjë pa “pitbullin” në mesfushë. Në humbjen ndaj Polonisë në qendër të mesfushës ka luajtur Bare me Gjasulën dhe Abrashi u spostua në treshen e sulmit me Cikalleshin dhe Manajn.

Ndërsa ndaj Hungarisë, rolin e Keidi Bares të pezulluar e mori Abrashi i cili u tërhoq mbrapa dhe në vendin e tij përpara u aktivizua Bajrami.

Me shumë mundësi në ndeshjen ndaj Hungarisë qendra e mesfushës do të përbëhet nga dyshja Bare-Gjasula. Pritet të shohim se cili do të jetë ai futbollist që do të thirret në vendin e Amir Abrashit.

Related posts

ZYRTARE/ Atletiko Madrid rinovon me “yjet”, kontrata me “korrespodencë”

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Gjermania bie nga Liga A

Isa.Autor

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Divorcohet talenti i Milanit, e zyrtarizon në rrjetet sociale…

Isa.Autor

Leave a Comment