Futboll Sport

“SHQIPËRIA KOMPAKTE”/ Trajneri Soza elozhe kuqezinjve: Do të jetë sfidë e fortë

Jo vetëm Shqipëria e ka finale me Polonia. Edhe kundërshtari kërkon suksesin në “Air Albania”. Lewandowskit me shokë edhe barazimi i bën punë, por trajneri Paolo Soza kërkon trepikëshin, si e vetmja garanci për të shkuar në play-off. Tekniku portugez që drejton Poloninë i thuri elozhe homologut Reja dhe kombëtares shqiptare.

“Nuk ka sekrete, Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikasë në rastet e krijuara. Kanë lojtarë kyç në pozicione të caktuara dhe do të jetë një ndeshje e fortë. Për ne, plani i ndeshjes mund të jetë i ndryshëm, por mentaliteti dhe modeli i lojës janë gjithmonë të njëjtë, kërkohet vetëm fitorja”, – tha ndër të tjera trajneri i Polonisë.

Edhe kapiteni Kamil Glik e sheh një ndeshje të vështirë në Tiranë, teksa përmend faktin se jo vetëm shumica e lojtarëve kuqezi luajnë në Serie A, por dhe trajneri është italian, çka ka sjellë cilësi te skuadra e Shqipërisë.

“Shqipëria pësoi katër gola në ndeshjen e parë, gjë që është shumë e rrallë për ta dhe jam i sigurt që nuk do të përsëritet në ndeshjen e dytë. Çdo sfidë ka historinë e saj, megjithatë ne do të përpiqemi të marrim tri pikët” – theksoi Glik, i cili është nën hetim për sjellje raciste në ndeshjen Poloni-Angli.

Related posts

E BUJSHME/ Kapiteni u “NDALON” seksin shokëve të ekipit para ndeshjes së rëndësishme

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Maqedonia e Veriut triumfon në ndeshjen e… penalltive

Delo.autor

“MENDOVA TË LIJA FUTBOLLIN”/ Deklarata tronditëse e yllit të Juventusit

Delo.autor