Futboll Sport

SOLLI AFRIKANËT E PARË NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Shikoni mesazhet prekëse për Kosta Grillon nga ish-lojtarët (FOTO)

Kosta Grillo ka qenë jo vetëm një prej komentatorëve sportivë më të mirë në Shqipëri, por njëkohësisht dhe një prej menaxherëve të parë shqiptarë që kanë çarë në tregun ndërkombëtar, atëherë kur lojtarët tanë e kishin të pamundur të transferoheshin në një klub jashtë vendit.

I ndjeri, i cili humbi jetën për shkak të COVID-it, u bë i njohur në fund të viteve 90’, për sa i përket profesionit të menaxherit, teksa solli te Lushnja një kampion bote si Mario Kepes si dhe 3 lojtarë të huaj.

Përveç se komentator i suksesshëm, Kosta do të mbahet mend, si menaxheri i parë që ka sjellë në futbollin shqiptar, lojtarë nga Afrika. Këta të fundit, me të marrë vesh lajmin e vdekjes së ish-menaxherit të FIFA-s, kanë postuar dedikimet prekëse në “Facebook”, duke bërë tag adresën e të ndjerit Kosta Grillo.

Bëhet fjalë për Noel Kaseke, një lojtar shumë i njohur, në Afrikë, i cili numëron 7 ndeshje me Kombëtaren e Zimbabve, si dhe në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Omonia Nikosias në Qipro. Për sa i përket aventurës në Shqipëri, Kaseke u aktivizua me Erzenin e Shijakut.

Futbollisti tjetër që i ka dedikuar një postim Kosta Grillo është Martins Okeke, aktualisht 41-vjeç. Në Shqipëri ai është aktivizuar me Apoloninë dhe Flamurtarin, bëhet fjalë për vitet 2003-2004.

“E kam zemrën e thyer. Nuk kam fjalë. Kosta, vëllai, o yll bote, nuk je ti vëlla. Në qoftë se Zoti nuk do të kishte sjellë në jetë time, nuk do të kisha arritur ku jam tani. Vëllai im, legjendë, menaxheri më i mirë. Prehu në paqe përgjithmonë, Kosta, o njish”, shkruan Kaseke në “Facebook”.

“Kosta Grillo është ndarë nga jeta. Shpresoj që shpirti jot të prehet në paqe përgjithmonë. E mbaj mend jetën me ty. Ti na more nga kontinenti tjetër si të ishim vëllezërit e tu, provove gjithçka kishe për të na ndihmuar, edhe atëherë kur fuqia dhe forca jote nuk ta lejonin. Pse na le vetëm tani?! Vetëm Zoti e di! Nuk ndaloj dot së qari”. shkruan Martins.

Related posts

COLELLA DREJT LARGIMIT/ Synohet ndarja me konsensus, Partizani në negociata me trajnerë kroatë

F.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ja kush e bleu “Wembleyn” për 671 milionë euro

Isa.Autor

SERIA A/ Spal-Juve, torinezët kanë fituar 8 radhazi në transfertë

Q.Autor

Leave a Comment