Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Inter me bilanc pozitiv, nuk do ta besoni sa ndeshje kanë pa humbur në shtëpi Lazio

– Lacio dhe Inter janë përballur 178 herë mes tyre në Serinë A dhe bilanci flet në favor të zikaltërve, që kanë fituar 73 herë ndaj 46 fitoreve laciale, ndërsa 59 ndeshje janë mbyllur në barazim.

– Nëse do të gjejnë rrugën e rrjetës, zikaltrit do të arrijnë të shënojnë golin e 250 kundër Lacios, ndërsa bardhekaltrit kanë pësuar më shumë gola vetëm nga Juventusi (275).

– Lacio nuk humbet prej 16 ndeshjesh në shtëpi në kampionat dhe vetëm në 2002 ka bërë më mirë, kur arrinte në 22 ndeshje pa humbje.

– Lacio ka fituar vetëm 2 nga 10 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Interit(2 barazime, 6 humbje). Që nga sezoni 2016-2017, zikaltrit janë skuadra me të cilën kryeqytetasit kanë pasur më pak sukses.

– Pas një serie prej 4 fitoresh radhazi në shtëpi kundër Interit, kryeqytetasit kanë fituar vetëm 2 ndeshje nga 7 në total kundër milanezëve në Serinë A (1 barazim, 4 humbje)

– Lacio ka humbur ndeshjen e kaluar kundër Bolonjës dhe nuk humbet dy ndeshje radhazi në kampionat që nga marsi i shkuar, kur edhe atëherë humbiste fillimisht me Bolonjën e më pas me Juventusin.

– Milinkoviç-Saviç e ka Interin viktimën e tij të preferuar në Serinë A. Serbi ka shënuar 4 gola ndaj zikaltërve më shumë se ndaj çdo skuadre. Nëse e gjen përsëri golin, do të jetë i 5-ti me fanellën e Lacios në të gjithë kompeticionet.

Related posts

(FOTO) Ndjekësit në Twitter, këta lojtarë lënë pas disa klube të Premier Ligës

Q.Autor

Manchester United shfaq interes për mesfushorin e Lazios, Milinkovic-Savic

Sadik.Autor

DRAMATIKE/ Vllaznia në “vend-numëro”, shkodranët rrezikojnë seriozisht që këtë sezon…

Isa.Autor

Leave a Comment