Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Shuhet efekti “Lukaku”, “Demi” Lautaro humb… busullën

Lautaro Martinez është projektuar të jetë lideri i Interit gjatë këtij sezoni dhe ka shënuar 5 herë në këto 9 javë të Serisë A. Gjithsesi, ky i sulmuesit ka qenë një sezon me dritëhije, sepse pavarësisht fillimit të mbarë, tri ndeshjet e fundit kanë ngritur dyshime mbi gjendjen aktuale të tij, që i pëlqen apo jo Interit duket se lidhet edhe me një tjetër faktor: Lukakun.

Dy sezonet e fundit argjentinasi ka pasur shifra të admirueshme, kur shok reparti kishte belgun, ndërsa tani edhe pse bashkë me Xhekon kanë realizuar gjysmën e golave të skuadrës, boshnjaku rezulton të ketë një efekt toksik te numri 10.

POZICIONIMI
Lautaro sot është më pak i shndritshëm edhe për faj të Xhekos që kërkon shumë topa në fazën sulmuese duke pakësuar kështu kohën e Lautaros me topin, ndërsa vertikalizimet e Lukakut në sezonet e shkuara e lejonin të ishte më shumë në qendër të lojës. Me Romelunë, “demi” ndodhej shumë shpejt në qendër të zonës, sepse belgu pëlqente edhe të rrafshonte krahët. Pas dy vitesh së bashku dukej se lëvizjet e njëri-tjetrit ishin të memorizuara dhe të dy duke shfrytëzuar këtë dhe fizikun e tyre dominant, kompletoheshin dhe ndihmonin njëri-tjetrin me zgjidhje të ndryshme në ndeshjet e vështira për t’u zhbllokuar. Edhe me Xhekon, Lautaro e ka gjetur gjuhën e përbashkët, por raporti nuk është reciprok me Edinin, që përfiton në kurrizin e argjentinasit.

TË DHËNAT
Ato që nuk gënjejnë janë statistikat dhe mes dy sezoneve ndryshon numri i asisteve dhe rasteve. Nga rastet e nisura nga këmbët e argjentinasit, Xheko ka krijuar 2 raste për gol, ndërsa Lautaro është në 0, kurse në të njëjtën periudhë të sezonit që lamë pas kishte krijuar 3 raste me ndihmën e belgut, i cili vetë kishte të njëjtin numër golash, madje edhe 1 asist. Lautaro ka krijuar gjysmën e rasteve me një mesatare 0.5 për ndeshje, krahasuar me 1 për ndeshje të vitit të shkuar, mesatarja e goditjeve është më e ulët (2.7 ndaj 2.9) dhe luan më pak topa (25.7 kundrejt 29). Goli i fundit me aksion i shënuar nga sulmuesi daton më shumë se një muaj më parë, më 25 shtator kundër Atalantës. Një penallti me Sasuolon, e pasur nga nervozizmi me Lacion dhe minutat jo produktive ndaj Sherifit e Juves.

E kaluara ka qenë një javë e vështirë për Lautaron, që mbase për faj të kohës së pamjaftueshme me Xhekon, e mbase edhe për faj të pozicionimit, nuk po arrin ta kthejë marrëdhënien me 35- vjeçarin simbiotike, duke shpresuar se Inzagi do e gjejë shkakun dhe do të vendosë në balancë sulmuesit e tij, sepse deri më tani Lautaro është i sakrifikuari.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Mesfushori Lingard transformohet në Ronaldinho në rrjetet sociale, ja ndryshimi…

Delo.autor

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK LAZIO/ Portieri Strakosha drejt transferimit në Premier League tek klubi…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Manchester City apelon në CAS përjashtim nga Championsi

Delo.autor

Leave a Comment