Futboll Seria A Sport

SULMON ASHPËR FUTBOLLIN ITALIAN/ Zeman: Statistikat thonë se është vendi më i dopuar në botë dhe…

Zdenek Zeman kthehet të sulmojë ashpër futbollin italian, për të cilin ka qenë për shumë vite kritiku më i madh. Një prej betejave të tij shumëvjeçare ka qenë ajo kundër dopingut dhe në këtë aspekt, Zeman ka sulmuar përsëri me forcë, edhe pse tani është kthyer të drejtojë në kategoritë e ulëta si pjesë e Foxhias.

“Unë kam folur për abuzime me ilaçet, e pastaj foli në pah që kishte doping të vërtetë. Në fund gjithçka u mbyll, siç ndodh shpesh këtu. Statistikat thonë se Italia është vendi më i dopuar në botë sa i përket përqindjeve. Ka diçka që nuk shkon dhe nuk arrihet të zgjidhet, nuk flas vetëm për sportin, por në përgjithësi”, tha Zeman.

Gjatë viteve të tij si trajner në Serinë A, Zeman ka akuzuar sidomos Juventusin, duke argumentuar disa herë se bardhezinjtë përdornin substanca të palejuara për të patur në gjendje fizike lojtarët në ndeshjet kyçe. Pas shumë vitesh procese, një gjykatë dënoi asokohe edhe mjekun e Juventusit, por meqë kishte kaluar afati ligjor, ai nuk mori asnjë ndëshkim edhe pse u shpall fajtor.

Related posts

SHPËRTHEN IBRA/ Vetëm INJORANTËT mund ta thonë këtë për mua dhe MOU

Isa.Autor

FORMACIONET/ Luftëtari për tu larguar nga fundi, Skënderbeu në ndjekje të kreut

Isa.Autor

PËRMBALLJA MIQËSORE NDAJ BAYERN/ Trajneri Giampaolo: Rruga është e gjatë, por duhet…

Delo.autor

Leave a Comment