Futboll La Liga Sport

SULMON ASHPËR INFANTINO-n/ Presidenti i La Ligas: Kjo është arsyeja pse kërkon që Botërori të zhvillohet çdo dy vite

Javier Tebas ka bërë një akuzë të ashpër ndaj Gianni Infantino-s.

Presidenti i La Liga-s ka folur për arsyet e vërteta që duket se po shtyjnë FIFA-n të kërkojë që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite dhe jo një herë në katër vite.

“Infantino-s i duheshin 2.4 miliardë euro për Botërorin e Klubeve. Nuk i ka gjetur në treg, duke parë se maksimumi që mori ka qenë 700 milionë euro”, ka thënë Tebas.

“Kjo është arsyeja pse sot, për të financuar këtë projekt, ka dalë ideja e një Botërori çdo dy vite. Dhe do të shpikë edhe një Botëror për klube në janar çdo dy vite”, ka vazhduar numri një i La Liga-s.

“Ky është realiteti: do të shesë gjithçka bashkë për 25 vite. FIFA mund të thotë se do të ketë një Botëror çdo javë, por ju siguroj se kampionatet nuk do ta lejojnë”.

Related posts

GOL PËR “KARTOLINË”/ Futbollisti shqiptar nxjerr klasin nga takat e tij (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ MAN CITY i bashkohet JUVENTUSIT në garën për yllin e Serisë A

Isa.Autor

Jo vetëm RONALDO/ Ja 10 nënshkrimet më të mëdha të Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment