Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT 6 DITË PARA VDEKJES SË TRAJNERIT/ Messi zhvilloi takim me Vilanovën, ja çfarë u diskutua

Jordi Roura, trajneri i dytë në kohën e Tito Vilanovës në Barcelonë, ka konfirmuar në programin “Sin Concesiones” se Tito zhvilloi një takim me Messin 6 ditë para vdekjes së tij.

Ish-tekniku i Barcelonës në atë takim e bindi Lionel Messin që të qëndronte në “Camp Nou”.

“Është e vërtetë që Leo nuk ishte i sigurt nëse do të vazhdonte me fanellën e Barçës, është e vërtetë që ky takim ka ndodhur, nuk isha atje, por ata flisnin për shumë orë. E di që Messi ndryshoi qëndrimin e tij dhe për fat të mirë ai rinovoi me Barcelonën”, rrëfen ai.

Roura kujton figurën e Titos në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij.

“Ka shumë për tu thënë për të. Ai ishte një person i thjeshtë, i drejtpërdrejtë, me shumë personalitet, i cili ballafaqohej ballë për ballë dhe ishte profesional – dhe kjo e bëri atë të veçantë”

Related posts

SFIDA KUNDËR BRESCIAS/ Sarri i trembet Balotellit: Duhet të bëjmë kujdes, sepse…

Delo.autor

Ozil te Juventusi në verë, mediat angleze janë të sigurta

Q.Autor

Lewandowski në radarin e skuadrës nga Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment