Futboll Sport

SUPER SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Skuadra dhe derbi i titullit, te Tirana mbijetojnë vetëm dy titullarë

Nga skuadra e titullit në sezonin 2019-2020 te Tirana kanë mbijetuar vetëm dy titullarë. Bëhet fjalë për Majkëll Ngonë dhe Erjon Hoxhallarin, të vetmit në fitoren e fundit 5-1 ndaj Partizanit.

Në stol qëndrojnë edhe Muça e Lika, por nga titullarët sulmuesi dhe kapiteni kanë qenë në fushë. Nga Doka deri te Torasa, asnjë prej lojtarëve nuk është më në qarkullim te bardheblutë. Muçi e Çelhaka janë në Poloni, Doka e Batha në Kroaci e Rumani, Kobina në Egjipt, ndërsa Torasa, Kale e Vangjeli luajnë në Kosovë.

Për statistikë, fitoja e fundit e Tiranës është ajo e 28 shkurtit 2020 me rezultatin 5-1. Golat u shënuan nga Uilliam Kordeiro për të kuqtë, ndërsa për Tiranën, Batha dy herë me penallti, Muçi po dy herë dhe Idrizaj me autogol.

Related posts

PRITET TË GAROJË NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Rekordmenia e atletikës, Luiza Gega: Synoj kualifikimin në finale

Delo.autor

U TRANSFERUA ME BUJË TEK MANCHESTER CITY/ Tifozët i zbulojnë adresën e shtëpisë, Grealish surprizon me vendimin

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Slavia Praga, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment