Futboll

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, Kurbinasit e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Është duke u luajtur në Laç sfida mes vendasve të Sulejman Starovës dhe Skënderbeut. Një përballje tepër vendimtare për Ligën e Europës. Korçarët e Orges Shehit vijnë në këtë përballje pas triumfit në shtëpi ndaj Kastriotit, ndërkohë që kurbinasit u mposhtën në transfertë ndaj Luftëtarit.

bandicam 2019-04-20 16-47-28-866

Skënderbeu është në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Laçi është në vendin e gjashtë me 41 pikë. Starova ka surprizuar me formacionin që ka rrështuar duke ulur në stol Mane, ndërsa Shehu i ka lënë mënjanë befasitë në 11-shen titullare.

sdsds

LIVE| LAÇI-SKËNDERBEU 1-0

Shtubina 30′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Krijohet iluzioni i golit në Laç. Dejvi Bregu provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

39′ Marko Radas provon të surprizojë me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, por ndal në vështirësi portieri Selmani.

37′ Vangjeli harkon një top të bukur nga e djathta, provon Krasniqi me kokë, por gjuajtja e sulmuesit shkon mbi kuadrat.

35′ Pranë golit të barazimit Skënderbeu. Bruno Dita provon me një predhë nga distanca, por grushton mjaft bukur portieri Selmani.

30′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Ndriçim Shtubina kalon në avantazh vendasit. Mbrojtja e Skënderbeut në gjumë. Pas një rivënie anësore të Sefgjinit, është Xhixha që ka devijuar me kokë për Shtubinën, i cili i lirë brenda zonës, ka goditur saktë me kokë, duke gjetur rrugën e rrjetës. 

28′ Rrezikshëm Laçi, me Okpotu, i cili depërton bukur nga krahu i djathtë, por gabon në momentin e fundit, duke mos servirur siç duhet për Xhixhën që priste i vetëm në qendër të zonës.

25′ Gripshi lëviz bukur nga e djathta, provone me një gjuajtje në limitet e zonës, por topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Selmani.

20′ Skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

14′ Skënderbeu provon me Bregun, por gjuajtja e vlonjat, shkon jashtë kuadratit.

10′ Rast i parë i rrezikshëm i sfidës. Lushkja provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi devijohet nga mbrojtësit e Skënderbeut dhe përfundon në goditje nga këndi.

5′ Nis e qetë përballja. Korçarët provojnë të avancojnë, por mbrohen mirë futbollistët e Laçit.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo zbraz dollapin në dhomën e zhveshjes dhe njofton shokët e skuadrës për…

Delo.autor

BËRI SHAKA ME SHOKUN E SKUADRËS NË RRJETET SOCIALE/ Federata angleze jep dënim shembullor për Silvan (FOTO)

Delo.autor

MUNGON MESSI/ Argjentina më në fund kthen vëmendjen nga ICARDI e DYBALA

Isa.Autor

Leave a Comment