Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPER SFIDA NDAJ TIRANËS/ Belica: Do të kisha lënë golin, për të marrë fitoren

Në prag të derbit që do të luhet mbrëmjen e nesërme, mbrojtësit i Partizanit, Egzon Belica ishte i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Daja.

Belica u shpreh se derbi do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat, dhe do të preferonte fitoren para një goli.

NDESHJA: Ne këtë derbi do ta vlerësojmë aq sa duhet, nga njëra anë një derbi i fituar ndikon psikologjikisht, do t’i bënte mirë ekipit, tifozëve por nga ana tjetër na jep vetëm 3 pikë. Kam luajtur dhe më parë derbi, dhe ky derbi do të jetë si të tjetër. Shpresojmë të bëjmë kthesën pasi një fitore do të na bënte mirë neve dhe ekipit. Do të kisha lënë golin për të marrë fitoren në këtë ndeshje.

 PRESIONI: Të jesh lojtar i Partizanit ka gjithmonë presion, në këtë sezon dhe pse s’kei fituar nuk kemi vuajtur ndaj asnjë ekipi. Përveç Kukësit në pjesën e aprë sfidën e kaluar. Duke parë ndeshjet, besoj se dhe fitorja do të vijë shumë shpejt. Nuk do të bëja parashikime, kam dëshirë të fitojmë ne.

TË RINJTË: Edhe ne si lojtarë më të vjetër ka bërë maksimumin për të këshilluar dhe ndihmuar lojtarët e rinj. Duan dhe ata kohën e vetë, me kalimin e kohës do të përmirësohen dhe rriten më shumë”, u shpreh Belica.

Related posts

FOTO U BË VIRALE/ Ja se çfarë po i tregonte Perez lojtarëve të tij në telefon

Delo.autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË TURQI/ Çekiçi mban gjallë shpresat për zonën Champions me golin e tij (VIDEO)

Delo.autor

NGRITI TIFOZËT “KUQEZI” NË KËMBË/ Shikoni driblimin e Castillejo prej “magjistari” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment