Futboll La Liga Sport

BARCELONA-REAL MADRID/ E gjithë bota me sytë nga “El Clasico” në “Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në javën e 10-të të La Ligas për edicionin 2021/22.

Kjo është ndeshja e parë e El Clasicos këtë edicion, me Barcelonën që është nikoqire në Camp Nou.

Katalunasit pas tetë ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar 15 pikë, teksa Los Blancos kanë dy pikë më shumë.

Dy skuadrat sa herë përballen mes vete dhurojnë spektakël si në fushë ashtu edhe tifozët në tribuna.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara mes tyre, Real Madridi ka marrë tri fitore, derisa një ndeshje ka përfunduar baras dhe fitorja e Barcelonës është në vitin 2019.

Tanimë dy trajnerët, Ronald Koeman i vendasve dhe Carlo Ancelotti i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Garcia,Minguez, Jordi alba, Sergio Busquets, Gabi, De Jong, Ansu Fati, Memphis Depay.

Real Madrid: Courtois, Militao, Alaba, Lucas, Mendy, Kroos, Modric, Casemiro, Vinicius, Benzema, Rodrygo.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Njëri asiston dhe tjetri shënon, shqiptarët shkëlqejnë në kampionatin norvegjez (VIDEO)

Delo.autor

PROBLEM I MADH PËR SHALAND/ Kosova udhëton drejt Greqisë me 3 mungesa shumë të rëndësishme

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E PIRLOS/ Ylli i Juventusit gati të bashkohet me Everton në Premier League, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment