Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPER SFIDA NDAJ TIRANËS/ Hakaj: Ne do të luftojmë në këtë sfidë vetëm për fitore

Mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, është i bindur se Vllaznia do të rikthehet te fitorja që këtë fundjavë. Ai ka besim te karakteri dhe shpirti i garës që lojtarët do të tregojnë në duelin me Tiranën. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Hakaj vlerëson skuadrën kryeqytetase. Por, kjo nuk e pengon që ndaj saj të kërkojë vetëm një rezultat, që është fitorja, sukses të cilin e kërkon edhe për kapitenin Gurishta, i pezulluar nga kartonët ndaj Tiranës.

Çfarë po ndodh me këtë Vllazni, nga një ekip që fiton me goleadë te një humbje, madje me një lojë jo të mirë ndaj Kukësit?

Çdo skuadër ka edhe ditë të këqija, një e tillë ishte ajo ndaj Kukësit. Ne jemi ata që do ta harrojmë atë ndeshje dhe do të kthehemi te fitorja që këtë javë ndaj Tiranës.

Ekipi ka pësuar 10 gola. A është ky një problem madhor?

Është pak problem. Një fakt i tillë tregon se gjithë ekipi në fazën mbrojtëse ka pasur probleme. Por, mendoj se në një të ardhme të shpejtë një gjë e tillë do të rregullohet.

Vllaznia vjen në këtë ndeshje pas humbjes 2-0 me Kukësin në transfertë. Ku mendoni se duhet korrigjuar?

Ne kemi analizuar gabimet e humbjes ndaj Kukësit. Shpresoj që në këtë “klasike” të jetë kthesa e duhur dhe t’i largojmë luhatjet.

Tirana vjen si kryesuese në Shkodër. Çfarë ndeshjeje prisni?

Ajo vjen me moral të lartë, por gjithsesi është një “klasike” edhe do të jetë ndeshje e bukur. Tirana ka skuadër të mirë, por ne do të dalim fitues nga kjo përballje.

Kush mendoni se mund ta bëjë diferencën në këtë ndeshje?

Mendoj se do ta fitojë ndeshjen ai ekip që ka dëshirën apo entuziazmin më të madh për fitore. Kjo skuadër do të jemi ne. Jam i bindur te forca e karakteri i skuadrës sonë.

Pra, fitorja është objektivi i vetëm?

Po. Ne do të luftojmë në këtë sfidë vetëm për fitore. Nuk ka asnjë dyshim që do të luajmë vetëm për tri pikë.

Nesër do të mungojë kapiteni Gurishta…

Një mungesë tejet e rëndësishme, por ne jemi një skuadër dhe të gjithë do të luajmë dhe të fitojmë edhe për kapitenin tonë.

Cili është apeli juaj për tifozërinë shkodrane në këtë “klasike”?

Të na mbështesin fort dhe të besojnë te ne deri në fund.

Related posts

Henderson: De Rossi dhe Salah janë lojtar fantastik

Sadik.Autor

MERKATO/ Manchester City arrin marrëveshje me mbrojtësin francez

Q.Autor

“NDOSHTA DO TË ISHIN…”/ Gazeta italiane i kushton artikull Vojvodës dhe shokut të skuadrës me origjinë serbe

Delo.autor

Leave a Comment