Futboll Kategoria Superiore Sport

TRE ORË LEKSIONE PËR GABIMET NË START/ VAR-i, UEFA dhe gjyqtari polak korrigjon arbitrat shqiptarë

Ditën e djeshme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar një seminar me gjyqtarët elitarë që arbitrojnë në “Abissnet Superiore”, enkas për sistemin VAR.

Tema e diskutimit ishte një përmbledhje e përgjithshme e rasteve të dyshimta, raportimi i gabimeve që janë bërë gjatë këtyre ndeshjeve, si dhe analizimi i tyre nga një ekspert i UEFA-s. Në këtë seminar merrnin pjesë arbitrat kryesorë dhe asistentë të futbollit shqiptar.

Gjithashtu, i ftuar special ishte Pavel Gil, një arbitër polak elite, i cili është vlerësuar si më i miri në sistemin VAR deri më tani, bashkë më italianin Masimiliano Irati.

“Panorama Sport” mëson se gjatë këtij seminari, polaku Gil, shqyrtoi disa raste të ndeshjeve që janë luajtur në këto gjashtë javë të kampionatit shqiptar, për episode që kanë qenë të dyshimta dhe kanë hapur debat.

Duke i analizuar rastet në detaje, ai u shpjegoi protokollin arbitrave shqiptarë, se kur ata duhet të ndërhyjnë dhe se si duhet të veprojnë gjatë kohës që sistemi VAR ndërhyn në lojë për të tilla episode.

Gjyqtarët shqiptarë raportuan edhe disa nga gabimet që janë bërë në këto ndeshje të zhvilluara dhe polaku i mirëkuptoi, pasi sipas tij, gabime do të ketë pasi është vetëm fillimi dhe duhet pak kohë që gjyqtarët shqiptarë të ambientohen me këtë sistem, pasi edhe eksperienca mungon, sepse ky është viti i parë që kjo teknologji vendoset në kampionatin shqiptar.

Ky seminar nuk është mbyllur ditën e djeshme, pasi edhe ditën e sotme do të zhvillohet një tjetër, sërish për të diskutuar për sistemin VAR.

Related posts

“AI SHIKON NGA…”/ Talenti italian i shkel syrin Juventusit në rrjetet sociale, Mourinho i dërgon një mesazh

Delo.autor

E BUJSHME/ Finalja River Plate-Boca vjen në Spanjë, REAL dhe BARCELONA në garë me njëri-tjetrin

Isa.Autor

Daja: Luftëtari meritoi gjithçka pasi luajti më mirë, ne nuk meritonim më shumë se kjo pikë

Isa.Autor

Leave a Comment