Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPER SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Udhëzimet e Shehit, nuk do të shohë një Tiranë si në derbi

Orges Shehi kërkon që bardheblutë të mos përsërisin lojën e derbit. Në analizat e zhvilluara për sfidën me Vllazninë, Shehi u ka kërkuar lojtarëve që të mos luajnë aq poshtë sa bënë në sfidën me Partizanin. Shehi u ka bërë të qartë se ajo mënyrë loje nuk pranohet më dhe duhet që sportistët të mos i lënë kundërshtarit asnjë hapësirë.

Trajneri, gjithashtu, shpërndau edhe ekipin, sepse mungesa e Najdovskit ka hapur shumë punë. Edhe dje skuadra nuk ishte e plotë me lojtarët që erdhën nga U-21 që nuk u stërvitën plotësisht. Me sa është marrë vesh, trajneri i Tiranës nuk do të ndryshojë shumë. I vetmi që nuk luan është Najdovski. Me shkodranët, Tirana luan ditën e shtunë, por bardheblutë kanë disa probleme. Së pari, do të mungojë Filip Najdovski.

Mesfushori mori kartonin e kuq në takimin me Partizanin dhe do të qëndrojë jashtë me Vllazninë. Për sa i përket fomacionit, Tirana duhet të vendosë se me kë do të luajë. Në mungesë të Najdovskit, ekipi rreshtohet me Bekajn në portë. Mbrojtja do të jetë e përbërë me katër, ku Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci rreshtohen në vijë të drejtë. Në mesfushë, Totre, Limaj dhe Tolindërsa në sulm kthehet treshja Seferi, Ngo e Xhixha.

Kujdes duhet të ketë Ngoja, i cili ka tre kartonë dhe nëse merr një tjetër të verdhë rrezikon sfidën me Dinamon në kampionat. Vllaznia – Me Vllazninë statistikat janë pozitive. Prej dhjetorit të 1998-ës Tirana dhe Vllaznia kanë luajtur së bashku 72 takime, mes të cilave 40 fitore janë për bardheblutë, 14 për shkodranët dhe 18 takime janë ndarë në barazim. Skuadra kryeqytetase ka epërsi të madhe për sa i përket përballjeve direkte, ndërsa sezonin e fundit Tirana fitoi dy takime, nënkampionët një ndeshje dhe një sfidë tjetër u mbyll në barazim.

Related posts

REZULTAT HISTORIK/ Japonia realizon 14 gola në 93 minuta për kualifikueset e “Katar 2022” (VIDEO)

Delo.autor

PAS ABAZAJT E KA RADHËN RROCA/ Dy ish-lojtarët e Kukësit marrin përdore Istanbulsporin

Delo.autor

SKENA TË FRIKSHME NË BUNDESLIGA/ Ultrasit futen në fushë, lojtarët “shpëtojnë”… miqtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment